in

Ban Ki-moon në Vjenë: “I alarmuar për ashpërsimin e politikave migratore”

Ndërhyrja e tij e ashpër në parlamentin austriak, vetëm një ditë pasi Austria miratoi një paketë ligjesh që përfshijnë edhe shtrëngime të normave mbi azilin

Vjenë, 28 prill 2016 – Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u shpreh i shqetësuar nga miratimi në Evropë i politikave gjithnjë e më shumë kufizuese për çështjen e migrantëve, gjatë një fjalimi të mbajtur në parlamentin austriak.

“Jam i alarmuar nga fakti se shtetet evropiane po miratojnë aktualisht politika gjithnjë e më tepër shtrënguese për çështjen e imigracionit dhe refugjatëve”, deklaroi ai një ditë pas miratimit nga Vjena të një pakete ligjesh që përfshijnë ashpërsimin e normave për dhënien e azilit dhe planin e barrierës së Brenneros.

“Politika të tilla bien në kundërshtim me detyrimet e shteteve të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare dhe nga e drejta evropiane. Jam i alarmuar për ksenofobinë në rritje këtu dhe nw vende të tjera” theksoi ai.

Faza e re e ashpërsimit të politikës ndaj migrantëve është e dukshme muajt e fundit në disa shtete të Evropës.

Dje parlamenti austriak miratoi një tekst që kufizon në 3 vjet të drejtën e azilit nga çasti i dhënies e parashikon mundësinë e deklarimit të “gjendjes së emergjencës” migratore, gjatë të cilës migrantët do të bllokohen në kufi pa iu dhënë as e drejta të paraqisin kërkesë për azil.

 

Lejet e qëndrimit edhe më të shtrenjta, 3 € më shumë për lëshimin e përtëritjen

Arrestohet në Holandë Arben Frroku, i dënuar në Shqipëri për vrasjen e një komisari policie