in

Bari. Përpiqet të ndajë disa të mitur që zihen, qëllohet për vdekje 25 vjeçari

Flori Mesuti, rezident në Bari, është ndjekur dhe është qëlluar tri herë me pistoletë nga një familjar i njërit prej djemve që ka qortuar

Romë, 30 gusht 2014 – Flori Mesuti, 25 vjeç ka vdekur mbrëmë në Poliklinikën e Barit i qëlluar me armë zjarri në lagjen Libertà vetëm pse ka ndërhyrë që të ndante disa të mitur që ziheshin.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga policia, duket se Mesuti ka qortuar ashpër disa djem që po ziheshin e veçanërisht njërin prej tyre. Ky ka thirrur menjëherë disa familjarë e miq që kanë mbërritur të armatosur. Njëri prej tyre ka sulmuar Flori Mesutin me fjalë e me duar e kur ky është përpjekur të largohet, e ka ndjekur nga pas dhe e ka qëlluar disa herë me pistoletë. Mesuti ka mbetur në asfalt me tre plumba në trup, njëri prej të cilëve i kish kapur zemrën, ndërsa agresorët ia kanë mbathur.

25-vjeçari është dërguar menjëherë në poliklinikën e Barit ku ka dhënë shpirt brenda pak orëve.

Për të gjetur agresorët e në veçanti vrasësin e Flori Mesutit, policia ka nisur të marrë në pyetje të miturit që po grindeshin dhe dëshmitarë të tjerë të vrasjes.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Para një ngjarjeje historike

Federica Mogherini, ministrja italiane në krye të politikës së jashtme të BE-së