in

Bari. Sekuestrohen 75 kg marijuanë, arrestohet një 32 vjeçar

Droga u gjet e fshehur në një veturë, që sapo kish zbarkuar nga trageti i nisur nga Shqipëria

Romë, 26 mars 2013 – Policia financiare e Barit, në bashkëpunim me Agjencinë e doganave kanë gjetur të fshehur në shasinë e një veture 80 pako me 75 kg marijuanë. Ka ndodhur në portin e Barit, kur vetura, me targa italiane e ngarë nga një 32 vjeçar shqiptar, ka zbarkuar nga trageti që vinte nga Durrësi.

32 vjeçari, resident në provincën e Vareses, është arrestuar dhe është çuar në burgun e Barit me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas financierëve, sasia e drogës po të hidhej në treg do të sillte fitime për 750 mijë euro.

Gjurmët e diktaturës në memorialin “Postbllok”

Il sindaco leghista: “Marò condannati? Ogni minuto un indiano in mare”