in

Barroso nderohet me dekoratën e lartë të ‘Flamurit Kombëtar’

“Për meritat e veçanta si President i KE-së, për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimit, si dhe kontributet për përafrimin institucional të Republikës së Shqipërisë drejt BE-së”

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, u nderua sot në Tiranë nga Presidenti i Republikës me dekoratën e lartë të “Flamurit Kombëtar”.

Motivacioni i dekorimit e vlerëson Barroson “Për meritat e veçanta si President i KE-së, për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimit, si dhe kontributet për përafrimin institucional të Republikës së Shqipërisë drejt BE-së”.

Në ceremoninë e organizuar në Presidencë, ku merrnin pjesë kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministra, deputetë të dyja palëve, etj, presidenti Nishani theksoi se së bashku sapo kemi shënuar një arritje të rëndësishme në afrimin institucional të Shqipërisë me BE-në dhe drejt anëtarësimit të saj me familjen evropiane.

“Në këtë moment dua të shpreh mirënjohjen time të thellë në emër të qytetarëve shqiptarë, për të gjitha institucionet e BE-së, qytetarët dhe institucionet e vendeve anëtare, për mbështetjen e vazhdueshme, ndihmesën bujare, mirëkuptimin dhe durimin e demonstruar ndaj Shqipërisë, në kohë të mira e të vështira. Në këtë kuadër, Komisioni Evropian, por sidomos Ju, z. Barroso na keni qëndruar vazhdimisht shumë pranë. Ju siguroj se ne e kemi ndjerë fort praninë tuaj në timonin e ekzekutivit evropian”, nënvizoi Nishani në fjalën e tij.

Pas marrjes së dekoratës, Presidenti Barroso falenderoi për nderimin e bërë, duke theksuar se Komisioni Evropian ka qenë një negociator i drejtë, objektiv në procesin e integrimit të Shqipërisë. “Jam krenar për qëndrimin e mbajtur nga BE”, shtoi Barroso.

Barroso në konferencë shtypi me Ramën: Reforma dhe konsensus politik

Konsullata e Shqipërisë në Milano, nga 1 korriku në seli të re