in

Barroso: “Shqipëria mund të marrë statusin e vendit kandidat në BE brenda vitit

Objektivi është i arritshëm por nevojitet të punohet fort në këtë drejtim

Bruksel 17 shtator 2013 – “Jam i mendimit se Shqipëria, parimisht, mund të arrijë të marrë statusin e vendit kandidat në BE brenda vitit 2013”. Kështu është shprehur sot kryetari i Komisionit Europian, José Manuel Barroso në përfundim të takimit me kryeministrin Edi Rama në Bruksel

Sipas Barrosos, pas një zhvillimi të ndershëm të zgjedhjeve të fundit, objektivi i integrimit në BE “është i mundur për Tiranën”, edhe pse do të nevojiten “përpjekje të mëtejshme”, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nëse Shqipëria dëshiron të arrijë objektivin e të qenit zyrtarisht një vend kandidat brenda vitit, “nuk duhet të humbasë kohë, e javët e ardhshme do të jenë vendimtare për vlerësimin që do të bëjmë ne” ka shpjeguar Barroso. “Është fjalë për një përpjekje shumë të rëndësishme – ka kujtuar ai – që kërkon mobilizimin e të gjithë shqiptarëve”, me pak fjalë jo vetëm të qeverisë por edhe të opozitës dhe të shoqërisë civile.

Gjatë legjislaturës së shkuar “Shqipëria ka hedhur hapat e duhur duke marrë masa domethënëse në sektorët e drejtësisë dhe të administratës publike dhe në modifikimin e rregullave parlamentare” ka njohur Barroso arritjet e mazhorancës së shkuar. Madje ai ka pohuar se zgjedhje e fundit të konsideruara “të lira e të drejta, me gjithë polarizimin e thellë politik” janë një aspekt shumë i rëndësishëm që do të merret parasysh në vlerësimin e Brukselit.

Koha nuk pret. Komisioni evropian jep vendimin e tij pozitiv apo negativ për vendet kandidate apo që dëshirojnë të jenë të tilla në raportin vjetor të tetorit, në të cilin “do të numërojmë përparimit e e arritura dhe të të mbajmë parasysh masa të tjera të marra në Shqipëri kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar, përfshirë edhe hetimet dhe proceset gjyqësore” ka thënë Barroso. “Inkurajoj qeverinë e re të përpiqet shumë në këtë drejtim, – i është drejtuar Barroso kryeministrit Rama – sepse vendet anëtare të BE-së ju mbikëqyrin, njësoj si Komisioni evropian”.

 

 

O malet e Shqipërisë… të para nga Otranto

Tajlandë. Reklamë prekëse mbi zemërgjerësinë dhe mirënjohjen (video)