in

Baruti i fshehur i fuçisë ballkanike

Nga udhëheqësit politikë në Beograd mund të pritej që të mos mbanin asnjë përgjegjësi mbi vete për aktet huliganeske dhe për atë ferr që u krijua në stadiumin e Partizanit. Por një qëndrim nacionalist në kufijtë e ekstremit,  ndoshta nuk pritej nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili nuk gjeti as edhe një fjali për t’u distancuar nga ajo banderolë që nuk ishte aspak flamuri i Shqipërisë. Ishte asgjë më shume se një hartë me territore të “ëndërruara” për t’i marrë sot nga vendet fqinje. 
Nga Ilir PAÇO

“Ka një simbolikë shprese, në faktin se flamujt nuk valëviten në hapësirë”, thotë shkrimtari britanik Arthur Clark. 

Clark qe u nda nga jeta ne 2008, kishte pasur parasysh se popujt kane ne dore fatet e tyre dhe rrjedhimisht edhe flamujt që shpesh sjellin përplasjet mes kombeve. Dhe zakonisht flamujt ngulen diku ose mbahen ne duar. 

Po të ishte gjallë të shikonte ndeshjen Serbi-Shqipëri do qështë fillimisht siç tha se bëri edhe Kryeministri shqiptar, dhe me pas do çuditej, e do brengosej sigurisht. “Simbolika e shpresës në faktin se flamujt nuk valëviten në hapësirë” do i ishte rrezuar. 

Gjithçka qe ndodhi ne Beograd me thirrjet kunder shqiptareve dhe me banderolen me Shqipërinë e madhe (jo me flamurin Shqiptar) nuk do kishte marre keto permasa qe u rikthejne  europianeve idene se “ballkani është fuçi baruti”, nëse politika nuk do ishte përzier kaq shume. 

Nëse “nacionalizmi është streha e fundit e horrave”, atehere disa nga vendet ballkanike drejtohen nga te siperpermendurit. Mjaftoi nje ndeshje futbolli, per te nxjerre ne siperfaqe hipokrizine dhe gjithçka tjeter që qeveritarët e Tiranes dhe ata te Beogradit, i kane fshehur për t’u pëlqyer Brukselit dhe Ëashingtonit. 

Nga udheheqesit politike ne Beograd mund te pritej te mos mbanin asnje pergjegjesi mbi vete per aktet huliganeske dhe per ate ferr qe u krijua ne stadiumin e partizanit. Nje pjese e tyre vijne nga kampi politik nacionalist I Milloshevicit. Por nje qendrim nacionalist ne kufijte e ekstremit,  ndoshta nuk pritej nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili nuk gjeti as edhe nje fjali per t’u distancuar nga ajo banderolë që nuk ishte aspak flamuri i Shqipërisë. Ishte asgje me shume se nje harte me territore te “enderruara” per t’i marre sot nga vendet fqinje. 

Edi Rama, kozmopoliti që kancelaritë perëndimore e shikonin si njeriun që do largonte nga skena nje “nacionalist” si Sali Berisha, duket se nuk iu shmang dot sindromës që rrezikon çdo politikan qe deshiron te përforcojë pushtetin e tij me çdo mjet, duke iu përshtatur thënies se George Orwellit se “nacionalizmi është etja për pushtet e perforcuar nga iluzionet”. 

Sigurisht qe nuk ka asnje dyshim se Shqipëria nuk ka asnje pergjegjesi të drejtpërdrejtë per banderolen me Shqipërinë e madhe, por asnje arsye nuk ka te mos distancohesh nga shfaqja e saj, teksa denon me forcën më të madhë thirrjet raciste ne kor të huliganëve serbë në shkallët e stadiumit. 

Dhe ndersa gjate gjithe kohes politikanet bejne thirrje per te mos e ngaterruar politiken me futbollin, qeveritaret me te larte qe nga kryeministri e deri tek presidenti e kryetari i opozites, shpallin heronj 11 djem, qe kane per detyre vetem te luajne futboll e te nderojne me loje emrin e vendit te tyre. Keta politikane qe ka parasysh George Orëell nje shekull me pare, e trajtuan dhe vazhdojne ta trajtojne nje ndeshje futbolli, sikur te ishte nje beteje per jete a vdekje e 11 gladiatoreve me nje tjeter vend, e jo si nje ndeshje futbolli. Te tilla ngjarje ka njohur dhe trajtuar historia boterore ne fillim te shekullit, ne ato kohera qe pershkruan Stefan Zëaig ne librin e tij te fundit “kujtimet e nje europiani”, kur nga nje ndeshje sportive ai shikonte te dilnin shkendijat e zjarrit qe do digjnin boten pas rreth 100 vjet paqeje dhe begatie. Kohet e sotme njohin episode shume here me te renda neper stadiume, kryesisht me arsye huliganeske, edhe mbi baza etnike, siç ishte rasti i javes se kaluar mes tifozeve rumune e hungareze, por ne asnje prej dy vendeve politika nuk u perzie kaq shume me sportin siç bënë qeveritarët në Beograd e Tiranë.

Gazeta TemA

Presidenti serb Vuçiç: Akoma nuk e di nëse do të pres kryeministrin Rama

Shtyhet për në 10 nëntor takimi Rama-Vuçiç në Beograd