in

Bashkëpunim në dy anët e Adriatikut për luftën kundër kriminalitetit

Trafiku i njerëzve, organeve dhe lëndëve narkotike, kalon përmes Kosovës. Janë përfundimet e konferencës së parë ndërkombëtare mbi politikat e bashkëpunimit dhe të sigurisë në zonën e Adriatikut

Përfundoi në Campobasso konferenca e parë ndërkombëtare për politikat e bashkëpunimit dhe të sigurisë në zonën e Adriatikut. Morën pjesë specialistë nga Italia, Greqia, Kroacia, Bosnjë Hercegovina dhe Shqipëria, e përfaqësuar dhe nga zëvendësministrja e drejtësisë Brikena Kasmi.

Rezultati kryesor që doli gjatë punimeve dy ditore është se mafiet ballkanike tanimë janë bërë konsulente dhe mbështetëse të organizatave kriminale italiane. Ato, megjithëse i përkasin ndonjëherë vendeve që janë në konflikt me njëri – tjetrin, nuk janë në luftë me njëra-tjetrën por forcojnë bashkëpunimin e tyre.

Zëvendësprokurori i përgjithshëm i Antimafies Francesco Mandoi, specifikoi se ky bashkëpunim është natyrisht financiar, por edhe në trafikun e lëndëve narkotike, të qenieve njerëzore – në veçanti të të miturve – dhe në çdo lloj tjetër kontrabande.

U tha se këto mafie kanë mjete të sofistikuara dhe një rrjet marrëdhëniesh. Ato janë në gjendje të ndryshojnë trajektoret e trafiqeve të paligjshme, duke kushtëzuar ekonomitë vendase që kanë përfitime nga aktivitetet kriminale.

Tre janë vendet kryesorë të trafiqeve: Greqia për trafikun e njerëzve, Rumania për kontrabandën e cigareve në bashkëpunim më organizatat kriminale kineze dhe Bulgaria në terrorin e së cilës kalon trafiku më i madh i heroinës.

Në dokumentin përfundimtar të takimit, ashtu siç dhe gjatë debateve nyja aktuale e trafikut të lëndëve narkotike konsiderohet Kosova, ku mafia shqiptare vepron si partner i ngushtë i mafies italiane. Ndër grupet mafioze shquhet ai serb, sepse është i mirë-organizuar me një sistem gati prej ushtrie.

Në pjesën kushtuar trafikut të njerëzve dhe të organeve raporti i konferencës është shumë i rëndë. Në të lexohet se “ka shumë mundësi të ketë ekzistuar dhe të ekzistojë ende një bosht turko-kosovar për heqjen dhe shitjen e organeve, në mënyrë te veçantë të veshkave për t’ia shitur perëndimoreve të huaj. Çmimi, vazhdon dokumenti, mund të arrijë deri në 50 mijë euro nëse bëhet fjalë për fëmijë. Dhuruesit merren në zonat më të varfra të Lindjes së mesme dhe nëpërmjet Turqisë çohen në klinikat e specializuara të Kosovës. Pasi u merren veshkat në këmbim të një shume të vogël e pas një periudhe rimëkëmbjeje, ata çohen sërish në vendet e tyre.

Propozimi që doli nga konferenca është harmonizimi i juridiksioneve të vendeve ballkanike me ato europiane, një shkëmbim i vazhdueshëm informacionesh për parandalimin, kontrollin dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Lexo edhe dy dokumentet e konferencës:

Traffico di organi

Identikit della criminalità balcanica

Kthehet në Shqipëri pasi vuan më kot 92 ditë burg

Organet e të moshuarit shqiptar shpëtojnë dy jetë