Padia e sindikatave: “Ndërkaq ka nga ata që humbasin të drejtën e bashkimit familjar. Qeveria të marrë masat”
Romë, 7 qersor 2012 – “Koha mesatare e pritjes për praktikat e bashkimit familjar drejtuar Sportelit Unik të Prefekturës së Milanos arrin tashmë në 18 muaj në një kohë kur ligji parashikon që praktika të përpunohet brenda 180 ditëve. Një anomaly e mirëfilltë në kuadrin kombëtar”.
Denoncojnë këtë fakt Cigl, Cisl dhe Uil që i kanë nisur një letër ministrive të Brendshme dhe të Integrimit duke u kërkuar një ndërhyrje të shpejtë për të zgjidhur problemin.
“Situata – nënvizojnë sindikatat – paragjykon në mënyrë të rëndë të drejtën e bashkimit familjar, duke shkelur normat kombëtare e ndërkombëtare në rastet që kanë të bëjnë me bashkimin familjar të të miturve. Gjatë një viti e gjysmë pritjeje, për më tepër, “mund të ndodhë që të interesuarit të humbasin përmbushjen e kushteve bazë si të ardhurat dhe strehimi, kritere që plotësonin në çastin e paraqitjes së kërkesës. Në pritje të zgjidhjeve në nivel kombëtar, Cgil, Cisl dhe Uil e Milanos kanë kërkuar edhe një takim të përbashkët me Prefekturën e Komunën e Milanos për të kërkuar gjetjen e masave urgjente edhe në nivel territorial. “Në të shkuarën – kujtojnë – falë një protokolli të nënshkruar nga Komuna, Prefektura, shoqëria civile dhe disa shoqata të Sektorit të Tretë ishte arritur të mbylleshin të gjitha praktikat e prapambetura”.
Lexo edhe: “Bashkimet familjare? Në Romë përgjigjemi brenda 90 ditëve”