in

Bashkimi familjar. E kur të ardhurat nuk mjaftojnë?

Dua të sjell gruan e vajzën me bashkim familjar por nuk kam të ardhura të mjaftueshme. Mund të paraqes edhe ato të babait që jeton me mua?

Për të përmbushur kriterin e të ardhurave minimale të kërkuara nga procedura e Bashkimit familjar, i huaji i interesuar mund t’u paraqesë autoriteteve edhe të ardhurat e familjarëve që jetojnë me të.

Sipas nenit 29 të dekretit legjislativ 286/98, i huaji që paraqet kërkesë për bashkim familjar duhet të zotërojë të ardhura minimale me burime të ligjshme jo më të ulëta se çeku social i vitit të referimit plus gjysmën e shumës së çekut për çdo familjar që kërkon të sjellë në Itali. Për vitin 2013, për shembull, çeku social është 5.749,90 euro, që do të thotë se për të sjellë në Itali dy familjarë, i huaji duhet të ketë të ardhura prej të paktën 11.499,80 euro.

Por në rast se të ardhurat e tij janë të pamjaftueshme, kërkuesi mund të kërkojë të mbledhë të ardhurat e familjarëve që bashkëjetojnë me të e që kanë qëndrim të rregullt në Itali, që mund të jenë babai, nëna, bashkëshorti, bijtë në moshë madhore dhe vëllai/motra.

Në Sportelin Unik për Imigracionin përveç dokumenteve të parashikuara nga procedura duhen paraqitur në origjinal dhe fotokopje edhe:

1. Modeli CUD, 730 ose Modeli Unik i familjarit me të cilin mblidhen të ardhurat. Në rastin kur bashkëshortët bëjnë deklaratë të përbashkët të të ardhurave, mjafton të paraqitet modeli 730;

2. Certifikata familjare dhe e rezidencës;

3. Certifikata që tregon lidhjen e gjakut në rast se ky fakt nuk është i dukshëm në certifikatën familjare.

Maria Elena Arguello / Stranieriinitalia.it

In italiano: Ricongiungimento familiare. E se il mio reddito non basta?

Cittadinanza. Che vuol dire che il decreto è “alla firma”?

Shqipëri-Zvicër. Golat dhe tradhtia