in

Bashkimi familjar. Kush është dëbuar mund të kthehet në Itali?

Dua të bëj bashkim familjar me tim shoq që një vit e gjysmë më parë është dëbuar nga Italia. Kur iu dha masa e dëbimit nuk ishim martuar akoma. Si mund të bëj për ta sjellë në Itali?

Romë, 3 shkurt 2015 – Bashkimi familjar mund të kërkohet edhe për të huajin që është dëbuar nga Italia me kusht që ai të mos përbëjë kërcënim konkret e aktual për rendin publik e sigurinë e shtetit.

Familjari i pranishëm në Itali që plotëson kriteret e parashikuara nga neni 29 i Dekretit Legjislativ 286/1998 (të ardhurat minimale, strehimi i përshtatshëm, dhe dokumentet që konfirmojnë lidhjen familjare), paraqet kërkesën në Sportelin Unik për Imigracionin për lëshimin e autorizimit (nulla osta) për bashkim familjar. Pas nisjes së procedurës, Kuestura lëshon mendimin pozitiv paraprak në rast se nuk ekzistojnë motive penguese për rihyrjen e të huajit të dëbuar në Itali (pra nëse nuk është i sinjalizuar si person i rrezikshëm, nëse nuk ka pasur dënime penale të rënda e nëse ka respektuar dekretin e dëbimit në ngarkim të tij). Në çastin kur autoritetet thonë se i huaji për të cilin kërkohet autorizimi rezulton si person i sinjalizuar nga Sistemi Informativ Schengen – SIS, i interesuari duhet të kërkojë heqjen e tij nga regjistrat e SIS-it, duke i bashkangjitur kërkesës një kopje të dokumentit të tij të identitetit, një kopje të faqes së pasaportës me vulën e daljes nga territori italian, ose atë të një vendi Schengen ku ka ndaluar për të fundit herë para mbërritjes në vendlindje.

Për të kompletuar procedurën, Sporteli Unik për Imigracionin fton të huajin e dëbuar të paraqitet në Konsullatën italiane për të ç’dokumentacionin që dëshmon lidhjen familjare me kërkuesin.

Pas këtij hapi, Kuestura lejon fshirjen e sinjalizimit SIS të të huajit, duke autorizuar lëshimin e nulla ostës përfundimtare nga Sporteli Unik për Imigracionin, me të cilin i huaji do të kërkojë vizën në përfaqësinë diplomatike italiane.

Pas lëshimit të vizës, i huaji hyn në Itali duke sjellë me vete edhe dokumentin e lidhjes familjare. Brenda tetë ditëve paraqitet në Sportelin Unik të Imigracionit që ka lëshuar autorizimin ku nënshkruan marrëveshjen e integrimit dhe më pas paraqet kërkesë për lejen e qëndrimit për motive familjare.

Maria Elena Arguello/stranieriinitalia.it

Karta e qëndrimit. Duhet paraqitur certifikatë penale italiane apo e vendlindjes?

“Amici”, Mattarella saluta gli immigrati. “Ue più solidale per i profughi”