Jetoj në një apartament të vogël e dua të sjell gruan në Itali me bashkim familjar. A mund të di çfarë kriteresh duhet të përmbushë banesa që të konsiderohet e përshtatshme për kërkesën e bashkimit familjar?
Që i huaji të bëjë bashkim familjar me të afërmit e tij, duhet të ketë një shtëpi që të që të përmbushë kriteret higjieniko-sanitare të parashikuara nga dekreti i 5 korrikut 1975 i ministrisë së Shëndetësisë. Dokumenti që dëshmon se shtëpia është apo jo e përshtatshme është certifikata e përshtatshmërisë së banesës, siç vihet në dukje nga qarkorja e Ministrisë së Brendshme nr. 7170/2009.
Në bazë të tipit të banesës dhe të numrit të personave që kërkohet të sillen në Itali, përcaktohet edhe madhësia minimale e shtëpisë, përmasat e të cilës jepen në metra katrorë.
Nëse jetoj në të ashtuquajturin monolokal?
Me monolokal nënkuptohet banesa që ka një dhomë të vetme me disa ambiente (aneks gatimi, banjë). Nëse i huaji kërkon bashkim familjar me një person, monolokali duhet të jetë 38 metra katrorë (përfshirë banjën). Lartësia duhet të jetë të paktën 2,70 metra (2,55 për strehimet në komunat malore).
Nëse jetoj në një apartament apo shtëpi?
Sipërfaqja e kërkuar në këtë rast ndryshon në bazë të numrit të personave.
Sipërfaqja e përgjithshme për numër banuesish:
2 banues – 28 m2
3 banues – 42 m2
4 banues – 56 m2
për çdo banues më shumë kërkohen 10 m2 më shumë: për shembull për 5 banues duhen pasur 66 m2, për 6 nevojiten 76 m2, e kështu me radhë.
Duhet mbajtur arasysh që mund të kërkohet bashkimi familjar edhe në rastin kur kërkuesi dhe familja do të banojnë në dy shtëpi të ndryshme. Këtë e specifikon qarkorja 1575/2008 e Ministrisë së Brendshme. Në fakt, kërkesa e dhënies së një strehimi të përshtatshëm për familjarët që sillen me bashkim familjar konsiderohet e përmbushur edhe në rastin kur dëshmohet se kërkuesi do të transferohet në një banesë të re kur të mbërrijnë familjarët apo në rastin kur kërkuesi u siguron familjarëve një shtëpi më vete, e ndryshme nga ajo ku banon vetë.
Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it