in

Municipi Roma V, nismë e re për bashkëjetesën multikulturore

Projekti “MediAZIONI di quartiere”, e ideuar nga Unione forense per la tutela dei diritti umani, Il Faro dhe Asset Camera, ka për qëllim të favorizojë bashkëjetesën e paqshme përmes zgjidhjes së mosmarrëveshjeve falë ndërmjetësimit, me një vëmendje të veçantë mosmarrëveshjeve që përfshijnë qytetarë të kulturave të ndryshme

Në një territor me popullsi të dendur, multikulturore dhe plot mundësi siç është Municipi V i qytetit të Romës, ka marrë jetë projekti i menduar për të promovuar një kulturë bashkëpunimi dhe të qytetarisë aktive. Ndërmjetësimi shoqëror, në fakt, konsiston në një metodë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që lejojnë ruajtjen e lidhjeve, garanton privatësi të plotë të palëve dhe në të njëjtën kohë favorizon njohjen reciproke përmes metodave krijuese të zgjidhjes së problemeve.

Projekti “MediAZIONI di Quartiere”, i lindur nga një ide e “Unione forense per la tutela dei diritti umani”, është zhvilluar në bashkëpunim me Fondacionin Faro të Susanna Agnelli-t dhe Ndërmarrja speciale Asset Camera është realizuar falë financimit të Ministrisë së Brendshme në kuadrin e Fondeve evropiane FEI 2012 (Aksioni 6) dhe falë bashkë-financimit të Dhomës së Tregtisë. Objektivi i favorizimit të mirëkuptimit reciprok ndiqet përmes numrit të gjelbër falas (800 031572) dhe një sporteli për orientim legal dhe në tregun e punës, i hapur çdo të martë, nga ora 14:00 deri në 16:30 pranë selisë së Municipit V në rrugën Torre Annunziata, 1. Banorët marrin pjesë në mënyrë aktive edhe falë “kantiereve të ndërmjetësimit”, tryeza tematike ku palët që më shpesh ndeshen në situata konfliktuale takohen dhe zgjidhin problemet përmes përballjes së drejtpërdrejtë dhe konstruktive.

Gjykata u njeh pafajësi dy shqiptarëve të akuzuar për krime të rënda

Bashkimi familjar. Sa e madhe duhet të jetë shtëpia?