in

Bashkimi familjar. Të ardhurat minimale për ta kërkuar gjatë këtij viti

Kush dëshiron të sjellë një familjar në Itali duhet të tregojë se ka mundësi ekonomike për ta mbajtur. Ja si ka ndryshuar minimumi i të ardhurave me rivlerësimin e çekut social

Për të sjellë familjarët në Itali, të huajt duhet të tregojnë, veç të tjerash, edhe që janë të aftë t’i mbajnë. Kufijtë minimalë të të ardhurave ndryshojnë në bazë të numrit të familjarëve për të cilët kërkohet bashkimi por gjithnjë përdoret si parametër referimi shuma e çekut social.

Në përgjithësi, në Tekstin Unik për Imigracionin parashikohet që kush kërkon bashkim familjar të ketë “të ardhura minimale vjetore nga burime të ligjshme jo më të ulëta se çeku social plus gjysmën e shumës së çekut për çdo familjar që do të sillet në Itali”.

Por ka edhe një përjashtim për fëmijët: “Për bashkimin me dy apo më shumë të mitur me moshë nën 14 vjeç kërkohen gjithnjë të ardhura vjetore jo më të ulëta se dyfishi i çekut social”. Për më tepër, ligji specifikon se “për përcaktimin e shumës së të ardhurave merren në konsideratë edhe të ardhurat e përgjithshme të familjarëve që bashkëjetojnë me kërkuesin”.

Në fillim të janarit, si çdo vit, INPS ka rivlerësuar shumën e çekut social për vitin 2015, duke e rritur atë në 5.830,76 euro. Ja disa shembuj kufijsh minimalë të ardhurash për bashkimet familjare të këtij viti:

Bashkim me 1 familjar: 8.746,14 €
Bashkim me 2 familjarë: 11.661,52 €
Bashkim me 3 familjarë: 14.576,9 €
Bashkim me 4 familjarë: 17.492,28 €
Bashkim me 2 apo më shumë bij të mitur nën 14 vjeç: 11.661,52
Bashkim me 2 apo më shumë të mitur nën 14 vjeç dhe 1 tjetër familjar: 14.576,90 €
Bashkim me 2 apo më shumë të mitur nën 14 vjeç dhe 2 familjarë të tjerë: € 17.492,28 €

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Futboll. Shqipëria në vend të 22-të të renditjes FIFA. Lë pas edhe Francën

Perugia. Bënin propagandë për xhihadin, dëbohet çifti shqiptar