in

Perugia. Bënin propagandë për xhihadin, dëbohet çifti shqiptar

Hetoheshin prej një viti

Romë, 7 gusht 2015 – Dy shqiptarë, burrë e grua, rezidentë të rregullt në provincën e Perugias, janë dëbuar nga Italia. Masa e dëbimit, e firmosur nga ministri Alfano dhe e konvaliduar nga gjykatës paqeje, është bërë për shkak të lidhjes së çiftit me Xhihadin në kuadrin e parandalimit të terrorizmit në Itali.

Nga ministria e Brendshme bëhet e ditur që çifti, 32 vjeç burri e 23 gruaja, janë marrë në shtëpi të tyre dhe janë shoqëruar në kufi.

Që të dy mbaheshin nën kontroll prej një viti nga Digos, divizioni i hetimeve dhe i operacioneve speciale të policisë italiane. Sipas Digos-it, dy shqiptarët bënin propagandë në favor të xhihadit.

“Çifti kishte përqafuar ideologjinë xhihadiste dhe kryente veprimtari indoktrinimi dhe përhapjeje të kësaj ideologjie. – tha për shtypin nënsekretari i ministrisë së Brendshme Gianpiero Bocci – Pas një viti hetimesh, janë mbledhur informacione të mjaftueshme që çuan në masën e dëbimit për çiftin që kishte leje të rregullt qëndrimi në Itali”.

Ky operacion nuk është i pari në kuadrin e masave për parandalimin e terrorizmit që godet edhe shqiptarë në Itali. Vetëm një muaj më parë, u arrestuan disa pjesëtarë të të njëjtës familje, shqiptarë dhe italianë, pikërisht me akuzën e mbështetjes së shtetit islamik ISIS.

Bashkimi familjar. Të ardhurat minimale për ta kërkuar gjatë këtij viti

Karta e qëndrimit. Ç’të ardhura duhen pasur për ta kërkuar?