in

Batuta e fundit legiste: “Imigrantët nuk paguajnë? T’i djegim me napalm!”

Këtë recetë jep në mbledhjen e këshillit komunal të Giussanos, këshilltari përgjegjës për politikat sociale, Umberto Ballabio, për ata që nuk paguajnë qiranë e shtëpive komunale

Romë, 10 maj 2012 – Giussano është një fshat i vogël në zemër të Brianzas ku në mesjetë ka lindur Alberto, komandanti legjendar që mposhti Federico Barbarossan, i kthyer në heroin e preferuar për Legën e Veriut.

Në vitin 1958 në të njëjtin fshat ka lindur legisti Umberto Ballabio, sot këshilltar komunal, përgjegjës për shërbimet sociale dhe politikat e strehimit. Me profesionin mjek kirurg, është edhe përgjegjës i Repartit të Ndihmës së Shpejtë në spitalin e zonës e me sa duket është në kërkim pacientësh, mundësisht të huaj me djegie në trup.

E pak ditë mnë parë, ndërsa në këshillin komunal diskutohej mbi familjet që nuk paguanin rregullisht qiratë e shtëpive popullore, mes të tjerëve u përmend edhe rasti i një shtetasi marokin që tashmë i ka borxh komunës 30m mijë euro, këshilltarit legist i luajti mendja. “Për të huajt që nuk paguajnë duhet napalmi që t’u vëmë flakën” duket se ka thënë Ballabio sipas këshilltarit të qendrës së majtë Roberto Soloni, që ka denoncuar ngjarjen.

Kundërshton me forcë Ballabio: “U shpreha ndryshe”, por të tjerët që ishin të pranishëm këmbëngulin: “Mjaft të dëgjohen regjistrimet e mbledhjes që nxjerrin në shesh të kundërtën”.

EP

Për ndryshimin e rezidencës nuk shkon më në Komunë. Kërkesa me postë, faks apo internet

Zgjohet Renzo Bossi: “Diploma? Unë s’di gjë!”