in

BE: “lejeqëndim të përkohshëm për refugjatët nga Afrika e veriut”

Një lejeqëndrim i tillë do t’u lejojë edhe të ardhurve në Itali të mos bllokohen në kufinjtë e brendshëm të BE-së

Romë 5 prill 2011 – Mbrëmjen e mbrëmshme, BE u shpreh e gatshme të aplikojë direktivën 55 të 2001-shit të BE-së për t’u dhënë të sapoardhurve lejeqëndrim për mbrojtje të përkohshme me kohëzgjatje njëvjeçare

“Komisioni Evropian – deklaroi më 4 prill komisionerja e ngarkuar me çështje të imigracionit, Cecilia Malmström, përpara Parlamentit Evropian – është  i gatshëm, që në rast fluksi masiv refugjatësh nga Afrika Veriore drejt Evropës, të aplikojë masën e jashtëzakonshme të parashikuar nga direktiva 55 e vitit 2001 që autorizon qëndrimin e tyre të përkohshëm, për mbrojtje të përkohshme”.

“Ideja është t’u ofrohet mbrojtje këtyre personave në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të tregohet solidaritet mes vendeve”, bëri të ditur ajo.

Ndërkaq, gjithnjë gjatë mbrëmjes së mbrëmshme në një mbledhje të qeverisë italiane – në linjë të parë ndër vendet e BE-së – duket se edhe Lega ka dhënë aprovimin e saj për lëshimin e lejes së qëndrimit për mbrojtje të përkohshme emigrantëve që po mbërrijnë në Lampedusa. Me sa duket njerëzit e Bossit janë bindur se vetëm kështu, vërtet do të ndihmojnë të sapoardhurit (gjë të cilën nuk e duan, pasi janë për linjën “fuori dale balle”) por ajo çka është më e rëndësishme do të ndihmojnë Italinë që të ndajë “barrën” me vendet e tjera europiane.

Sepse kjo leje qëndrimi do të detyrojë vendet e tjera të pranojnë fluksin e emigrantëve që do të shkojnë drejt tyre, dhe nuk do të mund të veprojnë siç po bën Franca që ka mbyllur kufirin me Italinë. Shumë nga të sapombërriturit në Lampedusa shprehen se duan të shkojnë në Francë, Gjermani, Hollandë dhe Angli: me lejen e qëndrimit për mbrojtje të përkohshme në dorë ata nuk mund të refuzohen në kufi.

I pafajshëm shqiptari i akuzuar për rrahjen e tre policëve

Itali: evazioni fiskal mbretëron sovran