in

Berisha: “4 miliardë euro, investimet italiane në Shqipëri, gjatë 4 vjetëve të fundit”

Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Italisë në Tiranë, Saba D’Elia, me rastin e përfundimit të detyrës së tij në Shqipëri

Tiranë, 24 nëntor 2011 – Kryeministri Sali Berisha ka pasur të mërkurën një takim me ambasadorin D’Elia me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri. Kryeministri vlerësoi kontributin e ambasadorit të Italisë në Tiranë, Saba D’Elia, në inkurajimin e investimeve italiane në Shqipëri, që gjatë këtij 4 vjeçari arritën në 4 miliardë euro.

Pasi falënderoi ambasadorin D’Elia për mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite, Berisha vlerësoi maksimalisht kontributin personal të ambasadorit në çuarjen e marrëdhënieve dypalëshe në nivelet më të larta historike.

Kryeministri Berisha u shpreh se 4 vjeçari i mandatit të ambasadorit D’Elia në Tiranë shënon një progres të jashtëzakonshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy ëëkëtyre marrëdhënieve, ashtu edhe në planin ekonomik.

Nga ana e tij, Ambasadori Saba D’Elia e falënderoi Kryeministrin për vlerësimin, si dhe për disponibilitetin dhe bashkëpunimin gjatë misionit të tij në Tiranë. Ambasadori vlerësoi marrëdhëniet politike, ekonomike e kulturore mes dy vendeve, për të cilat nënshkrimi i dokumentit të partneritetit strategjik, aktivitetet intensive kulturore, bashkëpunimi ekonomik dhe investimet janë treguesi më i mirë.

Lexo edhe: Massimo Gaiani, Ambasadori i ri i Italisë në Tiranë

«Cittadinanza ai figli degli immigrati». Una goccia nel mare dell’integrazione reale

Bursa studimi AMC për studentët më të mirë