in

Berisha, sërish pritje me artistë

Këtë  herë, dy shkodranet që  jetojnë në  Santa Monica të  ShBA-ve, Greta dhe Vilma Zenelaj

Tiranë, 8 shtator 2011 – Në  vazhdën  e takimeve me personalitete shqiptare e të  huaj të  Hollywoodit (Coppola e Dushku, sa për të  përmendur dy nga këta të  javëve të  fundit), kryeministri Berisha ka pritur dje dy artiste shqiptare, Greta Zenelaj dhe Vilma Zenelaj, që  deri pak ditë  më  parë  ishin pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të  Durrësit, ku u paraqitën me dy produksione të tyre, komedinë “Çfarë të bëj unë tani?” dhe me melodramën “Në pyll”. 
Gjatë  takimit edhe kë to dy artiste njohën kryeministrin me projektin e tyre të ardhshëm që  qenka  realizimi i një filmi me tematikë për 2 prillin e vitit 1991. Ky film do të mbajë titullin “Shqipe” ose “Eagle”. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ato kanë vizituar edhe qytetin e Shkodrës, prej nga do të nisin xhirimet e filmit të tyre të ardhshëm. 

Sipas një  protokolli tashmë  të  konsoliduar, kryeministri Berisha përgëzoi dy artistet shqiptare, si për dy filmat me të cilat u prezantuan në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, dhe për iniciativën për realizimin e filmit të tyre të ardhshëm mbi ngjarjet e 2 prillit 1991. 

Duke u uruar suksese në realizimin e këtij projekti, Kryeministri Berisha u shpreh se ndihet mirë që artistët e rinj shqiptar, të cilët po bëjnë emër edhe jashtë atdheut, me talentin e tyre  janë të  pranishëm edhe në vendlindje.

 

Ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Greqisë, në Tiranë më 12 shtator

Manovra ekonomike. Cgil: “Po u mbahet haraç imigrantëve. Duhet një sanatore”