in

Manovra ekonomike. Cgil: “Po u mbahet haraç imigrantëve. Duhet një sanatore”

Soldini: “Taksa mbi dërgesat në para nuk do të sjellë asnjë qindarkë për shtetin. Imigrantët do të përjashtohen nga stazhet dhe do të jetë më e lehtë për t’i nxjerrë nga puna”. Legalizimi i të gjithë atyre që kanë një vend pune do të ishte “akt drejtësie sociale dhe do të sillte të ardhura të konsiderueshme fiskale dhe kontributive”

Romë, 8 shtator 2011 – “Një masë veçanërisht e urryer  sepse u vë haraç kursimeve të pakta nga ato mizerie rroga në të zezë, fryt i një shfrytëzimi të lartë, pa parashikuar as edhe një ndërhyrje për të legalizuar ata që punojnë në të zezë”. Ky është komenti i përgjegjësit për imigracionin i Cgil-s, Pietro Soldini, lidhur me taksën mbi dërgesat në para të imigrantëve që përfshihet në manovrën e sapo miratuar dje në Senat.

Sindikalisti nënvizon nevojën e një “legalizimi të punës në të zezë në përgjithësi, dhe të shumë e shumë punonjësve imigrantë që, do të ishte jo vetëm një akt drejtësie shoqërore, por do të sillte edhe të ardhura të konsiderueshme fiskale dhe kontributive që sipas stranieriinitalia.it shkon në mbi 3 miliardë euro në vit, dhe do të ishte një masë strukturore që do të kontribuonte pozitivisht në rritjen ekonomike”.

Në të kundërt, vazhdon Soldini, “taksa mbi dërgesat, përtej efektit propagandistik, nuk do të sjellë asnjë të ardhur për shtetin, ndoshta do të rrisë kanalet private të transferimit të parave në vendlindjen e imigrantëve”.

Sindikata lajmëron gjithashtu se neni 11 i manovrës ekonomike “përcakton kritere të sertë për autorizimin e etazheve që faktikisht përjashtojnë imigrantët: dhe të mendosh që sipas ministrisë së Punës, instrumenti i stazhit duhet të ishte një kanal i privilegjuar për puqjen e kërkesës me ofertën e punës për imigrantët”.

Sa për nenin 8 të të ashtuquajturit tashmë edhe neni i “licencimeve të lehta”, Soldini thekson se “do të rëndojë kryesisht mbi imigrantët që në tregun e punës janë hallka më e dobët”.

 

Berisha, sërish pritje me artistë

Pasaporta të reja në Romë e Milano. Mbi 5 mijë numri i aplikimeve