in

Berlusconi dëshiron një stadium me emrin e tij

Romë, 5 maj 2011 – Silvio Berluskoni, president i klubit të futbollit Milan, në prag të fitores të titullit kampion i Italisë në futboll, është i mendimit se duhej të ketë, njësoj si Santiago Bernabeu, një stadium me emrin e tij.
“Nëse Milani fiton titullin, klubi shkon në 27 trofe të fituar, ku 26 titujt që i ka marrë nën presidencën time e kanë bërë Milanin klubin me më shumë sukses në botë”, pohoi Silvio Berluskoni në emisionin “Porta a Porta” në Rai Uno. 

“Jam presidenti më me tituj në historinë e futbollit”, tha ai. “Pas meje, presidenti që kishte fituar më tepër tituj ishte i madhi Santiago Bernabeu dhe spanjollët i bënë homazhe duke i vënë emrin e tij stadiumit të Real Madridit”, saktësoi Silvio Berluskoni.

Në fakt, Milan i epokës Berluskoni, nga 1986 ka fituar pesë herë Ligën e Kampioneve, shtatë campionate italiane Serie A (i teti është pranë) dhe një herë Kupën e Italisë, ndërsa Santiago Bernabeu fitoi gjashtë herë kampionatin spanjoll (C1), 16 herë kampionatin spanjoll dhe gjashtë herë Kupën e Spanjës.

Por, Silvio Berluskoni i ka shtuar fitoreve të tij trofe që nuk ekzistonin në kohën e Santiago Bernabeu si Superkupa (pesë në Itali, pesë në Europë), Kupa interkontinentale (dy) apo edhe Botërori i Klubeve (një).
Stadiumi i AC Milan, në lagjen San Siro, mban emrin e Giuseppe Meazzas, një nga lojtarët më të mëdhenj italianë të të gjitha kohërave.

Ç’emër do të zgjidhnit për një stadium në Itali? E në Shqipëri? Jepni mendimin tuaj.

Zyrë në Shqipëri për punësimin në Itali

Sigurimi i makinave më i shtrenjtë për imigrantët