Dorëheqja e kryeministrit italian në faqet e para të mediave shqiptare
Sonte në darkë (ish) kryeministri Silvio Berlusconi, mbërriti në Quirinale dhe i dorëzoi Presidentit të Republikës, Giorgio Napolitanos dorëheqjen e tij. Hap ky i paralajmëruar prej disa ditësh nga kryeministri, për shkak të krizës së thellë të borxhit dhe për spekulimet në bursë që po kalon Italia.
Tani gjithçka është në dorë të presidentit të Republikës Napolitano që përpiqet të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur. Që nesër do të nisë konsultimet me të gjitha grupet parlamentare dhe do t’i japë mandatin për krijimin e qeverisë ekonomistit të njohur dhe të vlerësuar në Europë, profesorit Mario Monti. Është mëse e mundur që, nëse nuk do të ketë ndonjë të papritur, që të hënën Italia të ketë qeverinë e re.
Lajmi është përcjellë nga mediat elektronike në të katër anët e botës. Ka zënë faqet e para edhe në portalet e gazetave dhe të televizioneve shqiptare (galeria fotografike e mëposhtme).
{gallery}berlusconi–media-alb{/gallery}