in

Bërtiti celularit që t’i ngarkohet bateria

Shumë shpejt do të jetë e mundur. E thotë një studim i Nokias dhe shkencëtarëve të Queen Mary University të Londrës

Romë, 21 gusht 2014 – Qëllon që celulari të lë në baltë pikërisht kur të nevojitet më shumë: bateria është e shkarkuar e të vjen ta përplasësh pas murit.
Duket se shumë shpejt do të mjaftojë që t’i bërtasësh, jo vetëm për të nxjerrë inatin, por sepse në këtë mënyrë do t’i ngarkohet bateria e rënë. Madje nëse do të jesh në një kafene, në një stadium apo koncert, falë zhurmës që të rrethon në ambiente të tilla, bateria do të ngarkohet edhe më shpejt.

Këtë premton një studim që kompania Nokia po bën në bashkëpunim me shkencëtarë të Queen Mary University të Londrës sipas të cilit do të jetë e mundur të përdoren valët zanore për ngarkimin e baterisë së celularit.
Deri tani studiuesit kanë krijuar një prototip ngarkuesi baterie me përmasat e një telefoni të vogël, që kthen vibrimet e zërit në elektricitet.

“Tani për tani, prototipi nuk mund të zëvendësojë ngarkuesin e baterisë së celularit. – thotë studiuesit – Por shumë shpejt, mund të zërë një pjesë të tregut të celularëve, edhe pse nuk do të zëvendësojë 100% metodën tradicionale të ngarkimit të celularit”.
Gjithsesi, të paktën në raste nevoje e për kohë të shkurtra, duket se ngarkimi i baterisë me “një të bërtitur” do të jetë realitet.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Ebola. Ilaçi bën efekt, shërohet mjeku amerikan

Riccione. Arrestohet 40-vjeçari për abuzim seksual me mbesën e mitur