in

Besnik Mustafaj: “Ëndrra ime, të kemi Geri Ballo në Europarlament”

Shkrimtari i njohur, ish ministër i Jashtëm e ambasador i Shqipërisë u bën një thirrje të veçantë shqiptarëve që kanë të drejtë të votojnë për Geri Ballon: “Votoni për Geri Ballon! Bëjeni në emrin tuaj, por edhe në emrin tonë” 

 

Romë, 22 maj 2019 – Mes mbështetësve të shumtë të kandidaturës së Geri Ballo është edhe shkrimtari i njohur, ish ministër i Jashtëm e ambasador i Shqipërisë, Besnik Mustafaj. 

Sapo Ballo e shpalli kandidaturën e saj me PD italiane për Parlamentin evropian, Mustafaj komentoi ndër të parët me entuziazëm: “Do të kisha dashur shumë të isha diku me të drejtën për  të botuar Geri Ballon”. 

Është gjithnjë e më i bindur se kjo kandidaturë duhet mbështetur e për Shqiptarin e Italisë e Albania News deklaron se ka një ëndërr e ajo është të shohë Geri Ballon të shkojë në Parlamentin Evropian. 

Leggi anche: 
Geri Ballo, un’Albanese d’Italia per il Parlamento Europeo
Perché Geri Ballo è la scelta giusta!
Visita la pagina di Geri Ballo

“Tani që dita e zgjedhjeve europiane po afrohet, më vjen edhe mua të them nga Tirana: «I have a dream». Ëndrra ime do të ishte që Geri Ballo të shkojë në Parlamentin Europian. – na shkruan ai – Do të ndodhte ajo që nuk kishim guxuar as ta përfytyronim: një shqiptare në Parlamentin Europian”.

“Me vlerësimin që kam për Geri Ballon, – vazhdon Mustafaj – jam i bindur se ajo do të na bënte krenarë të gjithë ne, bashkatdhetarët e saj”. 

E mbyll me një thirrje: “Veçanërisht shqiptarët që jetojnë në Italinë e Jugut dhe që kanë të drejtë vote, e kanë për detyrë ta mbështesin në emër të tyre, por edhe në emrin tonë. Ju lutem, bëjeni!”.

In italiano su Albania News
K.B./Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

GIORNATE DEL CINEMA ALBANESE – A Roma, dal 31 maggio al 2 giugno

Presidenti Meta mbështet Geri Ballon: “Është tregues i integrimit dhe suksesit të emigrantëve”