in

Beteja e Orjetës ndaj diskotekës që i ndalon hyrjen pse është shqiptare

Orjeta Gjeta: “Më poshtëruan!”. Krahas shqiptares 28 vjeçare të cilës nuk iu lejua hyrja në lokalin Factory të rrugës Sarpi, edhe Të rinjtë Demokratë dhe Razzismo Stop

Romë, 2 nëntor 2011 – “Nuk arrij të kuptoj pse unë, shqiptare, që paguaj të gjitha taksat, që bëj një jetë mëse normale në Itali prej dhjetë vjetësh, të poshtërohem në këtë mënyrë, të mos lejohem të bëj një teserë për të hyrë në klubin e një shoqate kulturore dhe sportive, kombëtare për më tepër, që në statutin e saj flet vetëm për barazi, për shanse të barabarta”. Është ky reagimi i Orjeta Gjetës në një video-intervistë dhënë të përditshmes Il Mattino të Padovës, pas historisë së shëmtuar që i ndodhi vetëm disa ditë më parë kur nuk u lejua të hynte në diskotekën Factory vetëm për shkak të shtetësisë shqiptare. “Kam ndenjur para diskotekës për rreth tre orë, për t’u thënë të gjithë të tjerëve që në atë vend janë racistë, por asnjë nuk u kthye mbrapsht, të gjithë vazhdonin e më përgjigjeshin se kishin ardhur për t’u dëfryer e nuk donin t’ia dinin. Më vrau, veç fyerjes së pronarëve të lokalit edhe indiferenca e personave”.

Orjeta kërkon me forcë të mësojë pse u diskriminua. Nuk i mjafton përgjigjja se disa shqiptarë ishin sjellë keq në lokal kohë më parë. “E ç’do të thotë kjo? Nëse nesër një italian ën diçka në lokal, nuk do të lejojnë asnjë italian të hyjë brenda?” pyet me të drejtë 28-vjeçarja.

Nga lokali iu përgjigjën se nuk e diskriminonin, se në fund të fundit ata janë privatë e mund të bëjnë si të duan. “Nuk është e vërtetë, nuk mund të bëjnë një gjë të tillë ngul këmbë Orjeta. Dhe nëse duan ta bëjnë duhet ta shkruajnë të zezë mbi të bardhë shkaqet”. Madje i kishin bërë edhe paralelizmin me klubin e Toscanos: “Atje hyjnë vetëm njerëz që pinë purot Toscano!”.

“Pse përgjigje është kjo? Nuk është e njëjta gjë!” kundërshton me të drejtë Orjeta.

Reagimi i Orjetës ka mbledhur rreth vetes edhe solidaritetin e forcave politike të qytetit. Kryetari i Aics, shoqatës ku bën pjesë lokali, e mbron, duke thënë se ai është i pavarur të vendosë vetë mbi anëtarësimin e personave në bazë të kritereve që ai sheh të arsyeshme. Por eksponentë të PD-së, Massimo Bettin, Poaolo Tognon e Marco Concolato, e kundërshtojnë “Faktory mund të ketë rregullat e veta, por mbi to qëndrojnë rregulla që duhet të zbatojmë të gjithë pa përjashtim. Janë ligjet e shtetit, është kushtetuta e republikës italiane që në nenin 3 të saj flet për barazinë mes të gjithë qytetarëve. Për më tepër, falë ligjit, Factory duke qenë shoqatë, gëzon edhe një sërë lehtësimesh fiskale”.

I të njëjtës ide edhe eksponentët e “Razzismo Stop”, Daniele Giuliani, Andra Saran, Nicola Grigion dhe Luca Bertolino: “Për të arritur qëllimin e vet, pra për të organizuar festa, mbrëmje dhe evenimente kulturore, a ka kuptim që shoqata të përjashtojë shtetasit shqiptarë? Përgjigjja është ‘natyrisht që jo’. Atëherë ka dy gjëra. Ose në hyrjen e lokalit është ushtruar diskriminim, ose, në statutin e tij parashikohet shprehimisht përjashtimi i qytetarëve shqiptarë, e kjo do të ishte shumë e rëndë”.

“Ideja që për të zgjidhur problemet mund të diskriminohen kategori personash është mjaft e përhapur në shoqërinë tonë, nuk mund të mbyllim sytë përpara kësaj situate. Por jemi të bindur se administruesit e lokalit Factory, nuk kanë dëshirë të kalojnë për racistë”.

Çështja Gërdeci. Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Delijorgjin, Pinarin dhe Minxhollin

Luli Bitri{br}“Itali apo Shqipëri, mbetem e huaj”