in

BI: 5% e familjeve nuk arrin të paguajë kredinë e shtëpisë

Banka  e Italisë ka nxjerrë një raport me titullin “Shtimi i përdorimit të politikave të çmimeve të ulëta të bazuar mbi rrezikshmërinë e kredive në Itali”. Studimi ka të bëjë më gjendjen e familjeve në vend lidhur me kreditë për shtëpitë, gjë që gjithnjë e më shumë bëhet barrë nga ana ekonomike e psikologjike. 13,1% e familjeve kanë nënshkruar një kredi dhe ndër çdo njëzet familje, njëra nuk arrin të paguajë këstin e bankës kur ai skadon.

Një shifër e lartë kjo: 5% e familjeve që kanë marrë kredi, nuk janë në gjendje të paguajnë. Së bashku me Spanjën, është kuota më e lartë mes shtatë vendeve europiane të marrë në shqyrtim (Britania e Madhe, Franca, Finlanda, Holanda dhe Irlanda, përveç Italisë dhe Spanjës). Nëse llogaritja do të bëhej jo mes familjeve që kanë marrë kredi, por mes të gjitha familjeve në tërësi, shifra është 0,6%, kuotë kjo shumë pranë mesatares së vendeve të tjera europiane.

Banka e Italisë bën të ditur se ka qenë e nevojshme një ndërhyrje në ndihmë të familjeve që nuk janë në gjendje të paguajnë këstet e kredisë. Në periudhën nga shkurti në shtator të vitit 2010 bankat i kanë dhënë mundësi rreth 31 mijë familjeve që të pezullojnë përkohësisht (të paktën për 12 muaj) pagesën e kësteve. Pjesa më e madhe e tyre është ndodhur në këto kushte pas humbjes së një vendit të punës së njërit prej anëtarëve.

Vatra sjell në Torino filmin “Gjoleka, djali i Abazit”

Liberalizimi i vizave, rritje e numrit të turistëve shqiptarë drejt BE-së