in

Bllokohet programi i lejeve të qëndrimit, zgjaten radhët në sportele

Vonesa në sportelet e patronateve dhe të komunave. Bove (Cisl): “E ka fajin programi për përpilimin e kërkesave që bllokohet”

Romë, 15 shtator 2010 – Radhë, vonesa dhe takime që u shtyhen të gjithë atyre që duhet të përtërisin lejen e qëndrimit me ndihmën e patronateve apo të sporteleve komunale. Problemi i zakonshëm: software për përpilimin e kërkesave, i krijuar dhe i administruar nga Poste Italiane, bllokohet vazhdimisht.

permesso soggiornoAncitel, që koordinon teknikisht sportelet e Komunave, ka dhënë sot një deklaratë në të cilën shkruan: “Informohen të gjitha entet e autorizuara për përpilimin elektronik të praktikave për lëshimin/përtëritjen e lejeve të qëndrimit që sot software ka probleme funksionimi”.

“Anomalia – siguron Ancitel – u sinjalizua nga Poste Italiane që po merret edhe me zgjidhjen e problemit dhe rivendosjen e shërbimit. Do mundohemi t’ju komunikojmë sa më shpejt zgjidhjen e defektit”. Por e njëjta komunikatë është shpërndarë edhe dje dhe, siç rrëfejnë në sportelet e patronateve dhe komunave, problemi është përsëritur shpesh gjatë gjithë verës.

“Programi ka nisur të bllokohet korrikun e shkuar, por problemi më i rëndë është verifikuar nga fundi i gushtit deri më sot” shpjegon për stranieriinitalia.it Maurizio Bove, përgjegjës imigracioni në Cisl të Milanos. “Operatorët e patronatit tonë nisin të përpilojnë kërkesat dhe shpesh linja bie dhe janë të detyruar të nisin përpilimin nga fillimi”.

Është e lehtë të imagjinohet se si ndikojnë këto probleme tek emigrantët. Thuajse të gjitha sportelet punojnë me takime të marra më parë dhe kush ka marrë një orë leje në punë për të përpiluar kërkesën e vet, ose vonohet deri sa ta përpilojë duke shkaktuar vonesa zinxhir të takimeve të tjera dhe vonesë në punë, ose heq dorë nga takimi e merr një tjetër. E kur sistemi bllokohet vazhdimisht si këto ditë, si i bëhet? Bove ngre duart: “Përpilojmë kërkesat me dorë, por edhe kështu koha zgjatet dhe rrezikohet të bëhen gabime të ndryshme”.

Elvio Pasca

Oetzi, njeriu i Akullnajave, prezantohet në shqip

Seconde generazioni: “Berlusconi, non siamo immigrati!”