in

Bonino në Prishtinë: “E ardhmja e Kosovës është europiane”

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Emma Bonino pas vizitës në Beograd ndalon edhe në Prishtinë ku takon kryeministrin Thaçi

Romë, 19 qershor 2013 – Në takimin e sotëm mes kryeministrit kosovar Thaçi ministrit të jashtëm italian Bonino, që ishte sot në Prishtinë u bisedua për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Thaçi ritheksoi vullnetin e institucioneve kosovare që kjo marrëveshje të fillojë të zbatohet menjëherë, në mënyrë që edhe në veri të territorit të Kosovës të krijohen mundësitë për zhvillim ekonomik dhe për funksionimin e institucioneve legjitime.

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Emma Bonino, vlerësoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. “Ky është një hap i rëndësishëm dhe historik, në të mirë të forcimit të paqes, të stabilitetit dhe të bashkëpunimit rajonal. Perspektiva e Kosovës është perspektiva evropiane dhe në këtë drejtim Italia do të vazhdojë mbështetjen për procesin e integrimit evropian të Kosovës”, tha Bonino.

Në takim është biseduar edhe për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Italisë dhe për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Duke vlerësuar  bashkëpunimin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Italisë, kryeministri Thaçi shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Cristian Ramos ha giurato, ora è italiano

Per la leghista è meglio salvare un tonno che un immigrato