in

Bonus bebe. Ditët e fundit për kërkesat e të lindurve nga janari në prill

Prindërit që janë bërë me fëmijë katër muajt e parë të këtij viti kanë kohë deri më 27 korrik për të kërkuar çekun, deri në 160 euro në muaj për tre vjet. Kush paraqet kërkesë më vonë, humbet shumat e prapambetura

Romë, 21 korrik 2015 – Kush ka pasur gëzimin e madh të bëhet prind këtë vit duhet të mbajë parasysh se mund të kërkojë bonusin bebe. Nuk e keni bërë akoma? Po afron skadenca e parë e kontributit që u njihet nga ky vit familjeve më në nevojë.

Është fjala për një çek 80 euro në muaj (apo 960 euro në vit) për tre vjet, për familjet që kanë “tregues të situatës ekonomike të barasvlefshme” (ISEE) jo më të lartë se 25 mijë euro në vit, të cilatjanë bërë me fëmijë (i lindur apo i birësuar, është njësoj). Por nëse ISEE është maksimumi 7 mijë euro, shuma e bonusit dyfishohet në 160 euro në muaj (apo 1.920 euro në vit).

U takon familjeve ku mami dhe/ose babi janë italianë, qytetarë të BE-së apo qytetarë jokomunitarë. Për të pasur bonusin të huajt jokomunitarë duhet të kenë statusin e refugjatit politik, të gëzojnë mbrojtje humanitare ose  kanë lejen e qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë, të ashtuquajturën karta e qëndrimit, kufizim ky i fundit qëbie ndesh me normativën evropiane.

Këtu gjeni udhëzimet për paraqitjen e kërkesave. Kujdes afatin:  duhet kërkuar brenda 90 ditëve nga lindja apo birësimi i fëmijës.

E meqë rregullorja zbatuese e bonusit bebe doli me vonesë, për prindërit e fëmijëve të lindur ose të birësuar nga 1 janari deri më 27 prill 2015, kur akoma ishte e pamundur të paraqitej kërkesa, data e fundit është caktuar 27 korriku. Ia vlen të nxitohet: kush paraqet kërkesën pas kësaj date nuk ka më të drejtë të marrë edhe shumat e prapambetura

Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Shtetësia italiane. Kërkesat janë shumëfishuar. “Është e pamundur t’u përgjigjemi”

Spoleto. Il parroco chiude le porte ai razzisti: “Qui non potete entrare”