in

Bonus bebe edhe imigrantëve. Lega e M5S provojnë t’ua ndalojnë

Një amendament i legistit Calderoli, i mbështetur nga senatorët e Lëvizjes 5 Yjet, kërkonte rezervimin e bonusit vetëm italianëve dhe komunitarëve. Senati e hedh poshtë.

Lejeqëndrim për një vit për ata që humbasin vendin e punësRomë, 30 tetor 2014 – Bonusi bebe, 80 euro në muaj për tre vjet të gjitha familjeve që bëhen me fëmijë, tani për tani ekziston vetëm në letër. Në Parlament ka nga ata që po përpiqen të ndalojnë që ajo shumë e vogël t’u shkojë në ndihmë edhe nënave e baballarëve imigrantë.

Mëngjesin e 30 tetorit Senati ka hedhur poshtë një amendament të legistit Roberto Calderoli që kërkonte pikërisht që bonusi t’u rezervohej vetëm familjeve italiane ose të një shteti anëtar  të BE-së dhe të hiqej e drejta e marrjes së tij edhe nga familjet e imigrantëve me lejeqëndrim afatgjatë, siç parashikon teksti i paraqitur nga qeveria.  

“Kjo dëshmon – bërtet Calderoli – që mazhoranca nuk do t’ia dijë për familjet e fëmijët dhe u jep fonde vetëm për imigrantët. Nga qeveria e nga kjo mazhorancë tradhtarësh të italianëve nuk do të arrijë asnjë ndohmë për familjet e për të sapolindurit por vetëm më shumë taksa pëër t’i përdorur për klandestinët”.

E me sa duket edhe senatorët e Lëvizjes 5 Yjet e mendojnë njësoj si legistët. “Lëvizja 5 Yjet në Senat ka votuar pro amendamentit të Calderolit që propozonte heqjen e të drejtës së bonusit bebe jokomunitarëve” shkruan senatorja PD Rosa Maria Di Giorgi, e pranishme në votim.

“U mësuam tashmë me racizmin e shfrenuar të shprehur nga legistët – vazhdon Di Giorgi – por që senatorët e Lëvizjes 5 Yjet të binin pre e këtyre provokimeve na lë sinqerisht pa fjalë. Kushedi sa zgjedhës që kanë votuar për Grillon e që shpresnin në një ndryshim të vërtetë tani e mësuan që përfaqësuesit e tyre në Parlament votojnë bashkë me Legën”.

Bonus bebe edhe imigrantëve, nëse një prej prindërve ka kartën e qëndrimit

Sanatoria. Nisin kontrollet mbi kontributet, por mund të paguhen me këste