in

Bonus Bebe. Lega provon sërish t’ua heqë të drejtën imigrantëve: “Vetëm italianëve”

“Ose edhe të huajve por nëse qëndrojnë në Itali prej më shumë se dhjetë vjetësh, përndryshe penalizohen italianët”. Amendamenti kundër imigrantëve në projektin e dekretligjit të stabilitetit

Romë, 24 nëntor 2014 – Ndryshon bonus bebe e Lega provon sërish, pas rendit të ditës të hedhur poshtë në Senat, të lërë jashtë imigrantët.  

Teksti i dekretit të ligjit të stabilitetit parashikon një kontribut prej 80 eurosh në muaj për tre vjet për familjet që bëhen me fëmijë. Parashikohet edhe për familjet e imigrantëve, me kusht që njëri nga prindërit të ketë kartën e qëndrimit.

Kufiri maksimal i të ardhurave në tekstin origjinal ishte 90 mijë euro. Por një amendament i qeverisë ndryshoi kriterin ekonomik, duke parashikuar që të mund të përfitojnë kontributin familjet me Isee (Indicatore socio economico equivalente) jo më të lartë se 25 mijë euro. por nëse Isee është më e ulët se 7 mijë, bonusi bebe dyfishohet e bëhet 160 euro në muaj.

Sipas Legës, formulimi në këtë mënyrë i kriterit favorizon tej mase imigrantët, e këtu bazohet edhe prpjekja e tyre e fundit për t’i lënë ata pa të drejtën e bonusit. Dy amendamente të paraqitura në komisionin e Bilancit të Dhomës së Deputetëve (që në të vërtetë kanë pak mundësi reale të kalojnë) duan ta kufizojnë bonusin vetëm për ata që kanë shtetësinë italiane apo, maksimumi, edhe për ata që kanë dhjetë vjet rezidencë në Itali.

“Pa kushtet që duam të vendosim ne, – shpjegon deputeti legist Guido Guidesi- kriteri i qeverisë, sipas të cilit për Isee nën 7 mijë euro bonusi dyfishohet, do të ketë si pasojë që një pjesë e madhe e burimeve financiare do t’u shkojnë të huajve që natyrisht nuk kanë problemin e lindshmërisë së ulët. Veç milionave euro (570 vetëm me këtë ligj stabiliteti) për klandestinët, qeveria kërkon të heqë nga platea e përfituesve edhe një pjesë të mirë të qytetarëve të këtij vendi”.

“Shqipëria nga qielli e thellësitë blu”. Në Romë nga 28 nëntori

Apeli shpall të pafajshëm 6 shqiptarë e u ul dënimin dy të tjerëve. Ishin dënuar për trafikim vajzash