in

Bonus bebe. Nënshkruhet rregullorja. Shpejt do të nisë paraqitja e kërkesave

Qeveria ka përcaktuar procedurat për çekun prej 80 eurosh në muaj. U takon edhe prindërve të rinj të huaj por vetëm nëse kanë lejen BE për qëndrues afatgjatë

Romë, 11 shkurt 2015 – Duhet të niste nga fillimi i vitit, por bonusi i ri për të sapolindurit deri tani ka mbetur vetëm në letër.

Edhe pse parashikohej nga ligji i fundit i Stabilitetit, qeveria akoma nuk kish përcaktuar në detaje të gjithë procedurën. Kështu, prindërit nuk kanë mundur të paraqisnin dot kërkesat.

Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave të 10 shkurtit mbërriti më në fund lajmi i mirë. “Bonusi parashikonte një dekret që është nënshkruar nga ministrat Poletti dhe Lorenzin: kështu që ai është plotësisht në fuqi” ka lajmëruar ministri i Brendshëm Alfano në përfundim të mbledhjes.

Në të vërtetë duhet pritur akoma disa ditë pasi dekreti i nënshkruar dje akoma nuk ka përfunduar rrugëtimin e tij institucional. Parashikimi më realist është që kërkesat për bonusin do të mund të paraqiten duke filluar nga ditët e para të marsit.

Shuma e bonusit është 80 euro në muaj që INPS do t’u japë prindërve për tre vjet nga lindja apo adoptimi i një fëmije. Do të jetë i vlefshëm për bijtë e italianëve, shtetasve të BE-së me rezidencë në Itali dhe për të huajt e tjerë rezidentë këtu, me kusht që të kenë kartën e qëndrimit.

Ekziston një kufi të ardhurash: mund të marrin bonusin vetëm familjet me ISEE (treguesi i situatës ekonomike të barasvlershme) “jo më të lartë se 25 mijë euro në vit”. Por nëse ISEE nuk kapërcen 7 mijë euro në vit, shuma e bonusit dyfishohet në 160 euro në muaj

Igji i Stabilitetit parashikon bonusin për lindjet dhe birësimet nga 1 janari 2015. Kjo do të thotë që edhe pse dekreti akoma nuk ka hyrë në fuqi, kur të mund të paraqiten kërkesat do të mund të kërkohen edhe shumat e prapambetura deri në atë datë. Përllogaritet të jenë të paktën 50 mijë fëmijë të lindur në këto javë të para të këtij viti.

Për të fituar kohë, prindërit e interesuar mund të sigurojnë ndërkaq një iSEE të përditësuar në vitin 2015, parametër që do të jetë i domosdoshëm për paraqitjen e kërkesës. 

Lampedusa. Oltre 300 migranti morti nei gommoni

Edi Rama, stasera alle Invasioni Barbariche