in

Bonus bebe. “U duhet dhënë të gjithë imigrantëve me leje qëndrimi të vlefshme për punë”

ASGI u shkruan kryeministrit Renzi dhe INPS-it. “Kriteri i kartës së qëndrimit është i paligjshëm, duhet të zbatohen normativat evropiane

Romë, 15 prill 2015 – Edhe imigrantëve jokomunitarë kanë të drejtën e bonusit për të sapolindurit, por vetëm nëse kanë në xhep kartën e qëndrimit, thotë ligji i stabilitetit. Por ky kufizim është “i paligjshëm”, ngre zërin Shoqata për strudimet juridike mbi imigracionin (ASGI), ndaj duhet hequr.  

Nuk mund të thuhet që Qeveria e Parlamenti nuk ishin paralajmëruar. Ndërsa shkruanin e miratonin normat për “bonusin bebe”, ASGI u kish kujtuar që normat evropiane parashikojnë shtrirjen e përfitimeve të lëtij lloji edhe refugjatëve politikë, atyre që gëzojnë mbrojtje humanitare, titullarëve të Kartës Blu dhe, një kategorie padyshim shumë të gjerë, të gjithë titullarëve të një lejeje qëndrimi të vlefshme për të punuar.

Por apelit nuk ia vuri veshin njeri. Kështu, tani që po përcaktohen rregullat për paraqitjen e kërkesave, ASGI përtërin apelin duke i shkruar drejtpërdrejt Matteo Renzit dhe presidentit të INPS-it Tito Boerit, duke lënë të nënkuptohet që nëse nuk marrin masa çështja do të përfundojë në gjykatë.

Në letër, ASGI rendit një seri normash evropiane që nuk zbatohen. Ja cilat janë:

“- neni 12 i direktivës 2011/98/BE që përcakton barazinë e trajtimit me shtetasit italianë të të gjithë të huajve me leje qëndrimi për punë apo që u lejon të punojnë (pra aktualisht lejeqëndrimi unik sipas dekretit legislative 40/2014) në përfitimin e të gjitha ndihmesave të disiplinuara nga Rregullorja BE 883/2004 (mes të cilave bëjnë pjesë edhe asistenca familjare e çeku i shtatzënisë);

– neni 29 i direktivës 2011/95/BE  që parashikon barazinë në trajtim të titullarëve të statusit të refugjatit politik apo të mbrojtjes humanitare (për këta të fundit direktiva lejonte kufizimin e barazisë në shërbimet esenciale por neni 27 i dekretit legjislativ nr. 18 i 21 shkurtit i transpozimit të direktivës ka parashikuar një barazi të plotë edhe për këtë kategori);

–  neni 14 i direktivës 2009/50 parashikon që mbajtësit e “Kartës blu” (pra të lejes së qëndrimit për të huajt me kualifikim të lartë) të përfitojnë një trajtim të njëjtë me atë që u rezervohet qytetarëve të Shtetit anëtar që e ka lëshuar kartën, për sa u përket dispozitave ligjore lidhur me sektorët e sigurisë sociale të përcaktuara nga rregullorja KEE nr. 1408/71, mes të cilave hyjnë edhe çeqet familjare”.

Shoqata thekson se këto rregulla “përmbajnë parashikime të pakushtëzuara dhe mjaft të sakta dhe për këtë arsye janë drejtpërdrejt të zbatueshme në të gjitha Shtetet Anëtare”, madje “mbizotërojnë, në rast konflikti, mbi rregullat kombëtare”.”INPS-i, i cili do të lëshojë materialisht bonusin dhe po shkruan qarkoren që do t’i hapë rrugën dorëzimit të kërkesave, duhet të parashikojë shtrirjen e edhe kategorive të imigrantëve që deri tani rezultojnë të përjashtuar, edhe me qëllim që “të shmangë një çështje gjyqësore të madhe”.

L’inte(g)razione avviene anche attraverso lo sport

Serbi-Shqipëri. Sot fjala e fundit mbi ndeshjen. Kuqezinjtë: “Duam tre pikët”