in

Bonuse të reja për familjet. Akoma jo të qarta kriteret për imigrantët

Nga 800 euro për nënat e reja te çeqet për të paguar çerdhet dhe babysitter. “Piano formato famiglia” i ligjit të qëndrueshmërisë 2017. Do të mjaftojë leja e qëndrimit?

Romë, 20 tetor 2016 – “Masa të reja e, mbi të gjitha, të qëndrueshme, për familjet, që do të mund të kenë më shumë risurse sot  e për vitet e ardhshme”.

Kështu ministri për Familjen Enrico Costa prezantoi të martën “Piano Formato Famiglia”, një paketë të re kontributesh që do të jetë pjesë e ligjit të qëndrueshmërisë 2017 (ligji financiar i vitit të ardhshëm). Është fjala për 600 milionë euro në vitin 2017 e 700 milionë në vitet pasardhës, por akoma nuk është e qartë sa prej imigrantëve do të mund të përfitojnë vërtet.

Ja çfarë ç’masa paralajmëroi Costa të martën:

Nëna nesër: është fjala për një çek prej 800 € për të lindurit nga 1 janari 2017 që të gjitha nënat e reja do të mund të kërkojnë që gjatë shtatzënisë për të mbuluar shpenzimet e para. Kjo masë nuk zëvendëson por i shtohet bonusit bebe, për ato që e kanë të drejtën edhe për këtë bonus.

Bonus çerdhe: çek deri në 1.000 € në vit për tre vjetët e parë të fëmijës për të mbuluar një pjesë të kostos së çerdheve shtetërore e private.

Çeku babysitter: është një kontribut prej 600 eurosh për gjashtë muaj në alternativë me me largimin e përkohshëm nga puna për të qëndruar pranë bijve të vegjël (congedo parentale). Rifinancohet e përforcohet për dy vjet. Për punonjëset e varura shuma e vënë në dispozicion dyfishohet (nga 20 në 40 milionë euro) dhe për punonjëset e pavarura shkon nga 2 në 10 milionë.

Fond Krediti për bebe: 60 milionë euro gjithsej në tre vjetët e ardhshëm për t’u ofruar garanci bankave që u japin hua të vogla familjeve për shpenzimet e para për ardhjen në jetë të një foshnjeje”.

Teksti i projektligjit të qëndrueshmërisë 2017 do të përcillet ditët e ardhshme në Parlament dhe vetëm më pas do të mund të mësohen më shumë detaje rreth këtyre masave dhe rreth kritereve që duhen plotësuar për t’i pëfituar. Për imigrantët komunitarë (rumunë, polakë etj) kriteret do të jenë padyshim të njëjta me ato të italianëve, por për jokomunitarët qeveria mund të vërë sërish ndonjë kufizim më shumë.

Është për t’u parë nëse edhe këtë herë do të kërkojnë kartën e qëndrimit (lejeqëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë) apo do të mjaftojë një leje qëndrimi e zakonshme e vlefshme për të punuar, si për shembull për motive pune apo familjare? Nëse qeveria do të zgjedhë t’u kërkojë imigrantëve vetëm leje qëndrimi e zakonshme e vlefshme për të punuar, do të respektojë më në fund normativat evropiane, do të zgjerojë ndjeshëm kategorinë e përfituesve duke shmangur gjithashtu hedhjen në gjyq për diskriminim edhe për këto masa të reja.

EP

 

Donne d’Albania tra migrazione, tradizione e modernità

Pas Brexit-it, të shumtë britanikët që kërkojnë shtetësi evropiane