in

Bonusi 500 euro, Possibile: “Nuk bëhet diskriminim në kulturë”

Civati dhe Maestri: “I turpshëm përjashtimi i bijve të imigrantëve. Pas muajsh justifikimesh të papërshtatshme, qeveria më në fund korrigjoi gabimin e vet. Por të shmangë triumfalizmin”

Romë, 5 maj 2016 – “Mes amendamenteve të paraqitura nga Qeveria për dekretin e shkollës që po shqyrtohet në komisionin e Kulturës mbërriti edhe ai i shtrirjes së bonusit prej 500 € edhe 18-vjeçarëve jokomunitarë. Një amendament që arrin më në fund pas paraqitjes së projektligjit tonë pikërisht për këtë gjë e pas muajsh gjatë të cilëve kemi ngritur zërin kundër këtij diskriminimi, në sallë qoftë gjatë debatit mbi ligjin e qëndruesmërisë qoftë gjatë debatit mbi ligjin njëmijë shtyrjet”. E deklarojnë këtë me një komunikatë parlamentarët e grupimit politik Possibile, Pippo Civati e Andrea Maestri.

“Sot – vazhdojnë – Qeveria korrigjon një vendim të padrejtë e të turpshëm që i kishte hapur rrugën një diskriminimi të rëndë e antikushtetues ndaj të rinjve që jetojnë, studiojnë dhe projektojnë në vendin tonë të ardhmen e tyre e që për këto arsye janë italianë. Të shumta shoqatat që kishin paralajmëruar ankime individuale apo kolektive mbi këtë histori: ndaj Qeveria të shmangë triumfalizmin sepse kërkesave tona u ishte përgjigjur me justifikime absolutisht të papërshtatshme, si ai i mungesës së të dhënave mbi 18-vjeçarët jo evropianë të pranishëm në sistemin tonë shkollor”.

“Me vetëm 15 miliponë euro më shumë, ndaj 290 milionëve të vëna në dispozicion nga qeveria për 18-vjeçarët italianë – vënë në dukje Civati dhe Maestri – kapërcehet një pabarazi trajtimi që ishte nisur në kundërshtim të dukshëm, siç kishim theksuar, me masën e lajmëruar nga Kryeministri që të vihen një miliard euro në nisma kulturore për të përforcuar “identitetin italian” sepse “për çdo euro më shumë të investuar në siguri, duhet të investojmë një euro më shumë edhe në kulturë”. Dhe kultura nuk mund të bëhet themel mbi të cilin të ngrihen diskriminime mes qytetarëve tanë më të ekspozuar.   

 

Në Shqipëri ka profesionistë, por në Panair s’ka punë

Permesso di soggiorno a Madicke Sow, l’eroe della metro