in

Bonusi Familja, në Veneton legiste çeku është për të gjithë imigrantët

Ndihma e krahinës për bërthamat familjare m shumë pjesëtarë u jepet edhe atyre që kanë leje qëndrimi të paktën njëvjeçare. As që bëhet fjalë për kriteret diskriminuese që vë qeveria për bonusin bebe e SIA-Mbështetje për përfshirjen sociale

Romë, 5 tetor 2016 – Të papritura që nuk i pret, të paktën prej legistëve.

Në Veneto nga 3 tetori familjet me shumë pjesëtarë kanë një ndihmë të vogël ekonomike më shumë: 125 € për çdo fëmijë nëse bijtë janë 4 apo më shumë dhe 900 euro gjithsej në rast të ardhjes në jetë të tre binjakëve. Është fjala për bijtë në ngarkim, që bashkëjetojnë ose jo me prindërit, me moshë deri në 27 vjeç. Është bonusi për familjen i miratuar nga Krahina që t paktën këtë herë nuk diskriminon.

Në fakt, mes kritereve është rezidenca në Veneto dhe një tregues ekonomik ISEE jo më i lartë se 25 mijë euro, por nuk ka rëndësi shtetësia. Përveç italianëve, komunitarëve  dhe refugjatëve, mund ta kërkojnë jo vetëm ata që kanë në xhep lejeqëndrimin BE për qëndrues afatgjatë, por kushdo që ka një “lejeqëndrim me kohëzgjatje jo më pak se një vit”.

Lajmi është i rëndësishëm, sepse në Veneto jetojnë 11% e të huajve në Itali. E të vjen pak çudi që një krahinë me vulën e Legës e drejtuar nga guvernatori Luca Zaia tregohet më “zemërgjerë” se qeveria italiane e se mazoranca parlamentare, të cilat për ndihmesat sociale vazhdojnë të tregohen kokëfortë e të vënë kritere shtrënguese kundër imigrantëve.

Rasti ndoshta më i urryer është ai i bonusit bebe, që ligji i Qëndrueshmërisë dhe INPS-i ua njohin imigrantëve vetëm nëse kanë në xhep kartën e qëndrimit. Numërohen gjashtë raste kur gjykata është shprehur se ky është diskriminim, se një praktikë e tillë shkel normativën evropiane, por edhe sot e kësaj ditë asgjë ka ndryshuar e për t’iu njohur e drejta e tyre nënat e baballarët e rinj duhet të marrin një avokat e t’i drejtohen gjykaës.

Rasti më i fundit është ai i Mbështetjes për Përfshirjen Sociale – SIA. Duhet të jesh me kartë qëndrimi edhe për të pasur kartën e re për më të varfërit, që me sa duket, për qeverinë nuk janë të gjithë njësoj. Në këtë rast akoma nuk është shkuar në gjykatë sepse SIA sapo ka nisur prej një muaji, por me siguri edhe kjo çështje shpejt do të trajtohet nga gjykatësit.

Lexo edhe:
Bonus bebe, nënat fitojnë përsëri: “Mjafton leja e qëndrimit”
Karta e blerjeve për të varfërit, nis paraqitja e kërkesave

 

 

 

 

 

 

 

Eurostat: Shqipëria plaket me ritme më të larta se BE

Ç’dokumente kërkohen në kufi kur vjen në Itali pa vizë?