in

Bonusi i kulturës. Nga sot, 500 € 18-vjeçarëve italianë e të huaj

Nga sajti 18app.it mund të shkarkohen bonuset elektronike që mund të shpenzohen për libra, filma, spektakle etj.
Procedura që duhet ndjekur dhe përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta

Romë, 3 nëntor 2016 – “Je i datëlindjes ’98? Për ty 500 € në bonuse për kinema, koncerte, veprimtari kulturore, libra, muzeume, monumente e parqe, teatër e balet…”.

Është lajmërimi që 18-vjeçarët e mbarë Italisë, italianë e të huaj, apo më mirë, bij italianësh e bij të huajsh, prisnin prej disa muajve. Që sot e gjejnë në www.18app.it, sajti i krijuar nga qeveria për dhënien e bonusit të kulturës, më në fund është plotësisht në funksionim.

500 eurot e bonusit jepen në formën e bonuseve elektronike, që mund të shpenzohen deri në fund të vitit 2017. Ku? Lista e strukturave që kanë mbështetur deri tani nismën, qoftë reale (dyqane, teatër, etj) qoftë online, është në sajt, ashtu si edhe përshkrimi i procedurës që duhet ndjekur.

Për të përfituar bonusin është e domosdoshme pajisja me një identitet digjital SPID, që jepet falas në një prej katër pikave të autorizuara (Infocert, Poste, Tim e Sielte, por në sajtin www.spid.gov.it gjenden informacione më të detajuara). Një hap që shumica e kanë bërë tashmë gjatë muajve të gjatë të pritjes.

Bonusi i kulturës u takon të gjithë rezidentëve në Itali që mbushin 18 vjeç në vitin 2016, “që kanë, kur parashikohet, lejen e qëndrimit të vlefshme”: 576.953 të rinj e të reja, 24.305 prej të cilëve me shtetësi jokomunitare.

Bonusi për kulturën: përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta (italisht)

 

 

 

Donne d’Albania, ieri, oggi e domani

Mund të kërkohet rezidenca pa pasur akoma lejen e qëndrimit?