in

Bonusi për kulturën prej 500 €, fillojnë regjistrimet

Më në fund është online sajti 18app.it, por tani për tani 18vjeçarët italianë e të huaj vetëm mund të pajisen me identitet digjital (SPID). Paratë, garanton qeveria, do të mbërrijnë muajin e ardhshëm

Romë, 16 shtator 2016 – 18-vjeçarët italianë e të huaj të Italisë duhet të presin akoma ca jaë për të marrë nga shteti 500 eurot që duhen shpenzuar në teatër, kinema, operë, librari e të tjera konsume kulturore. Por ndërkaq mund të hedhin një hap të parë drejt dhuratës që u është premtuar për ditëlindje.

Më në fund është online www.18app.it, hap i detyrueshëm për bonusin e kulturës të parashikuar nga ligji i Qendrueshmërisë për të lindurit e vitit 1998. Përfituesit janë rreth 570 mijë, e të paktën këtë herë, shtetësia nuk ka rëndësi, mjafton që ë jetohet në Itali dhe nëse je i huaj të kesh leje qëndrimi. Me pak fjalë, mes përfituesve janë edhe bijtë e imigrantëve.

Ndryshe nga ç’u tha muajt e shkuar, nuk ka App që të shkarkohet në celular apo tabletë, ka vetëm një uebsajt. Mbrëmë u publikua një version beta, pra që është i destinuar të ndryshojë e të pasurohet , i ndarë në dy seksione, një për ofruesit e formave të ndryshme të konsumit kulturor, tjetri për të rinjtë, përfituesit e bonusit.

Kinematë, dyqanet, organizuesit e veprimtarive të ndryshme që duan të marrin pjesë në këtë nismë, duke lejuar përdorimin e bonusit pranë strukturave të tyre, tani mund të regjistrohen përmes sajtit. 18-vjeçarët gjejnë udhëzimet dhe lidhjet për të kërkuar e marrë falas kredencialet SPID, Sistemi Publik i Identitetit Digjital, i domosdoshëm për të përfituar bonusin.

Janë katër të ashtuquajtur identity provider që japin kredencialet: Infocert, Poste Italiane, Sielte ose TIM. Procedurat janë disi të ndryshme, por në të gjitha rastet nevojiten një numër celulari, një kartë identiteti apo një pasaportë e vlefshme dhe tesera shëndetësore me kodin fiskal, dokumente që mund të jetë e nevojshmë të skanerizohen e të nisen gjatë regjistrimit në sajt.

Pasi të përfitohet identiteti digjital, do të ketë radhën qeveria të akreditojë 500 €. Kur? “Brenda tetorit” thonë me siguri nga Kryeministria, duke kujtuar që “bonusi do të mund të merret e të shpenzohet nga muaji i ardhshëm deri më 31 dhjetor 2017”.

Elvio Pasca

 

Riforma cittadinanza. La Consulta Stranieri di Parma incontra i senatori Lo Moro e Pagliari

Albano Carrisi. Pas Skënderbeut merr edhe Çelësin e Tiranës