in

Borëbardha e Preljocajt mbërrin në Torino

Baleti romantik e bashkëkohor i Angelin Preljocajt

 

I paraqitur për herë të parë me sukses të jashtëzakonshëm në Bienalen e Danse de Lyon në vitin 2008 dhe e shfaqur në Paris në Théâtre de Chaillot për dy sezone rresh, mbërrin në Torino Borëbardha, baleti romantik dhe bashkëkohor i Angelin Preljocajt me muzikë të Gustav Mahler, në program në Teatro Regio të Torinos nga 19 deri më 26 maj

Koreografi me origjinë shqiptare, një prej eksponentëve më të shquar të nouvelle danse franceze, Angelin Preljocaj prej më shumë se njëzet vjetësh është një krijues origjinal, i ndjeshëm dhe me personalitet të spikatur. Ai vazhdon të befasojë publikun dhe t’i fitojë zemrën kritikëve për krijimet koreografike sensuale dhe elegante, për origjinalitetin e vënies në skenë. Për shfaqjen Borëbardha Preljocaj ka thirr në skenë 27 balerinët e kompanisë së tij, i ka kërkuar stilistit Jean Paul Gaultier veshjet për artistët e tij dhe skulptorit e dezajnerit Thierry Leproust skenografinë.

Muzika e dhjetë simfonive të mrekullueshme të Gustav Mahler janë sfondi i rrëfimit.

Preljocaj i qëndron besnik përrallës së vëllezërve Grim duke e pasuruar me një analizë personale të simboleve. Njerka bëhet personazhi kryesor, e veshur me fustane të ngushtë lëkure të zezë, madhështore, dominuese; është ajo që mbyll baletin me një vallëzim solist e fiton sfidën kundër Borëbardhës delikate e virgjërore.

Në rolet kryesore do të ngjiten në skenë Caroline Jaubert, Julien Thibault, Charlotte Siepiora, Nagisa Shirai, Fabrizio Clemente, Patrizia Telleschi etj.

Legalizim të bashkëpunëtoreve shtëpiake edhe nëse kanë dy dëbime

Brukseli: Të jepen rezultatet e zgjedhjeve sa më shpejt