“Europa gabon rëndë duke aprovuar qarkullimin e lirë të romëve të Shqipërisë dhe të Bosnjes”. Sipas agjencisë AGENPARL ky ka qenë reagimi i Mario Borghezio në Parlamentin Europian
Romë, 8 nëntor 2010 – Vendimi shumë i rëndë i marrë sot nga Këshilli për çështjet e brendshme të Bashkimit Europian do të lejojë shku e ardhjen brenda zonës Schengen të emigrantëve jokomunitarë nga Shqipëria dhe Bosnja, pra nga vende që dihet se nuk kanë struktura të përshtatshme kontrolli e aq më shumë të karaktërizuar nga prania e organizatave kriminale tejet të përhapura, të degëzuara dhe të fuqishme.
Për fat të keq, edhe në parlamentin europian ka patur deputetë italianë – përfshirë edhe ata të qendrës së djathtë, me përjashtim të Lidhjes së veriut – që në muajin tetor i patën përkrahur këtë venim. Vendim që nuk mund të mos jetë faktikisht një “dritë jeshile” e dhënë pa përgjegjësi romëve.