in

“Bota”, Shqipëria e ditëve tona, në kinematë italiane

Në sallat e kinemave mbërrin nga sot, 25 qershor, filmi “Bota Cafè” e Iris Elezit dhe Thomas Logorecit

Romë, 25 qershor 2015 – I prezantuar me sukses në dhjetë festivale ku ka fituar edhe çmime, filmi “Bota Cafè” (në origjinal titulli është vetëm “Bota”) mbërrin në kinematë italiane i shpërndarë nga Instituti Luce e PMI.

Filmi, prodhim italo-shqiptar me pjesëmarrjen edhe të Kosovës, me autorë Iris Elezin dhe Thomas Logorecin, fotografon Shqipërinë aktuale me këndvështrimin e protagonistëve që jetojnë në një fshat të humbur ku ata e shumë të tjerë ishin internuar gjatë regjimit komunist e ku kanë mbetur edhe sot e kësaj dite. Gjithçka sillet rreth kafenesë Bota e tre protagonistëve të saj, Benit, Julit dhe Norës. Monotonia e jetës së tyre prishet nga nisja e punimeve të autostradës që do të kalojë aty pranë, ngjarje që do t’u ndryshojë njëherë e mirë fatin.

Me Bota Cafè, kinematografia shqiptare prezantohet në Itali me dy autorë të rinj. Iris Elezi, regjisore e re që ka studiuar në Amerikë teori dhe kritikë kinematografike, autore e disa dokumentarëve, që për herë të parë bën një film artistik me metrazh të gjatë. Ndërsa Thomas Logoreci është regjisor dhe skenarist amerikan me origjinë shqiptare.

Një nga tre protagonistët e filmit është Flonja Kodheli, që në Itali është vlerësuar edhe në  filmin Vergine Giurata të Laura Bispurit, në krah të aktores së njohur Alba Rohrëacher.

Bota Cafè është prodhuar nga Partner Media Investment dhe nga Erafilm Production me kontributin e MiBACT dhe FlexFilm, me mbështetjen e QKK – Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Eurimages.

Ja sallat: 

Mbi 400 euro për “përshtatshmërinë e strehimit”. Goditja legiste mbi imigrantët

Shtetësia për bijtë e imigrantëve, Greqia ia kalon Italisë