in

Braktiset në spital i plagosuri në punë

Romë, 23 shtator 2011 – Në spitalin e Pordenones ka mbërritur pasditen e të enjtes një shtetas shqiptar me një plagë të rëndë. Ai u shoqërua në repartin e urgjencës nga dy persona, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë.

Sipas versionit që dha 46-vjeçari, qe plagosur në shtëpi teksa bënte disa rregullime. Por gjatë kontrolleve, në banesën e tij nuk u gjet asnjë gjurmë punimesh. Prandaj mendohet se ai ka pasur një aksident në punë dhe e fsheh atë sepse ka qenë i punësuar në të zezë. Plaga e thellë që kishte në qafë mendohet të jetë shkaktuar nga një disk smerilues, prandaj është vendosur që të shqyrtohet rasti, për të parë nëse pas episodit fshihet vërtet një aksident në vendin e punës.

De Micheli (PD): “Të zgjidhen problemet në konvertimin e patentave shqiptare”

Refuzon të martohet: paditet nga nëna e të fejuarës për përdhunim të vajzës