in

Brezat e dytë. 10 mijë euro për të hapur biznes, ditët e fundit për aplikimin

Më 29 shkurt afati i fundit për të aplikuar për projektin “Giovani migranti 2g”. Grante të ministrisë së Punës për formim e trajnim për të rinj të papunë të huaj apo me prejardhje të huaj. Ja cilat janë kriteret

Romë, 26 shkurt 2016 – Të rinj imigrantë apo bij imigrantësh të papunë që, në këtë kohë të vështirë për gjetjen e një vendi pune, doni të hapni një biznes? Ndoshta 10 mijë euro mund t’i keni lehtë por nuk duhet humbur kohë.

Skadon në orën 12 të të hënës 29 shkurt afati për të përfituar nga projekti Giovani migrant 2G i financuar nga ministria e Punës dhe e Politikave Sociale. Në dispozicion janë 1,6 milionë euro kontribute që nuk duhen kthyer (jo kredi) për t’u ndarë mes të paktën 160 sipërmarrësish të ardhshëm si edhe formim e trajnim në realizimin e projektit të tyre.

Mund të garojnë të rinj me moshë nga 18 deri në 30 vjeç që kanë lejeqëndrimi që u lejon të kryejnë aktivitet privat, ose italianëve, por me origjinë të huaj, që e kanë marrë shtetësinë italiane pas lindjes. Të tjera kritere janë edhe rezidenca në Lazio, Campania ose Sicili dhe të qenit të papunë.

Kontributi mund të kërkohet për të hapur ndërmarrje individuale ose shoqëri (ortakësh, me përgjegjësi të kufizuar (srl) ose kooperativë). Në rast shoqërie, kërkesën mund ta paraqesin disa ortakë duke mbledhur deri në 50 mijë euro kontribut. Në renditje do t’u jepet përparësi grave, atyre që gjenden në kushte dizavantazhi punësimi, me vëmendje të veçantë të rinjve (deri në 24 vjeç) dhe të papunëve prej një kohe të gjatë (mbi 12 muaj).

Në portalin www.giovani2g.it, kriteret dhe udhëzimet për të gjithë të interesuarit.

 

 

 

Mars 1991: Edhe unë isha në anije

Tiranë. Depoziton 640 mijë € njëherazi në bankë, arrestohet për pastrim parash