in

Brindisi. Sekuestrohet gomone me 80 kg marihuanë, arrestohen 2 persona

E provojnë të transportojnë drogën ditën për diell, nga Vlora në Salento, ndoshta duke menduar se mund të përziheshin pa rënë në sy me mjetet lundruese të pushuesve akoma të shumtë të të dielës

Romë, 29 gusht 2016 – Gjatë një operacioni të përbashkët, Policia Kufitare Shqiptare dhe Nukli Detar i Guardia di Finanza kanë bllokuar dhe sekuestruar një gomone që transportonte rreth 80 kg marihuanë nga Shqipëria drejt Italisë dhe kanë arrestuar në flagrancë dy shqiptarë.

Fillimisht mjeti është pikasur nga Shqipëria dhe për të është vënë në alarm Grupi Ajror-Detar i Guardia di Finanza të Tarantos që ka nxjerrë një helikopter për patrullimin e zonës si dhe ka vënë në ndjekje të gomones një motovedetë, krahas asaj të GdF të nisur nga Shqipëria në të cilën ndodhej edhe një efektiv i forcës Deta shqiptare.

Kur kanë parë se po ndiqeshin, dy personat në gomone kanë rritur shpejtësinë e nisën të bëjnë manovra të rrezikshme për të mos u lejuar ndjekësve t’i ndalonin.

Rreth orës 11:00  gomonia u bllokua , rreth 24,8 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosa. Në gomone, rreth 5 metra e gjatë me dy motorë, u gjetën 11 pako të përmasave të ndryshme me rreth 80 kg marihuane e hedhur në treg do të kish vlejtur 700 mijë euro (të paktën sipas versionit italian të lajmit, sepse në Shqipëri mediat folën për 12 pako me rreth 300 kg marihuanë).

Droga e mjeti lundrues u çuan në portin e Brindisit dhe u sekuestruan, dy skafistët K.B. 46 vjeç dhe T.V. 18 vjeç që të dy nga Qerreti i Kavajës u arrestuan në flagrancë

 

Lorik Cana tërhiqet nga Kombëtarja kuqezi

Femra shqiptare, higjienë, imazh dhe jo vetëm