Shifrat e reja hyjnë në fuqi nga 1 korriku e do të jenë të vlefshme deri më 30 qershor 2014. Kontributi u takon punonjësve italianë dhe të huaj, kërkesat i paraqiten punëdhënësve ose INSP-it
Romë, 27 maj 2013 – Si çdo vit ndryshojnë kufijtë e të ardhurave për të pasur të drejtën e çekut familjar, ndryshime që varen edhe nga rritja e kostos së jetesës. INPS-i ka botuar më 23 maj shifrat e reja, në fuqi nga data 1 korrik 2013 deri më 30 qershor 2014.
Çeku është për të punësuarit, për ata në pension dhe, në kushte specifike, edhe për punonjësit me kontratat të ndryshme (si psh. bashkëpunëtorët me kontratë co.co.pro dhe punonjësit e pavarur që derdhin kontribute të veçanta në Inps), kur shuma e të ardhurave të anëtarëve të familje është nën një kufi të caktuar. Këtë ndihmë mund ta marrin punonjës italianë dhe të huaj.
Kërkesa për çekun duhet t’i dorëzohet punëdhënësit. Punonjësit shtëpiakë dhe ata të bujqësisë duhet ta paraqesin kërkesën pranë Inps-it. Në rastin e parë shuma i shtohet rrogës nga punëdhënësi, që më pas rimbursohet nga Inps-i. Ndërsa në rastin e dytë shuma i jepet punonjësit drejtpërdrejt nga Inps-i.
Tabelat INPS mbi shumën e çekut sipas të ardhurave