in

Çeku për familjet me shumë fëmijë. INPS: Do të paguajmë edhe gjashtë muajt e parë 2013

Pas sentencës së gjykatës së Milanos, hiqen diskriminimet ndaj të huajve me kartë qëndrimi. Kontributi mund të arrijë deri në 140 euro në muaj

Romë, 18 gusht 20214 – Iu desh ca kohë, por më në fund INPS-i iu përshtat sentencës së gjykatës. Çeku për familjet me shumë fëmijë do t’u jepet shtetasve të huaj me leje qëndrimi afatgjatë edhe për gjashtë muajt e parë të vitit 2013.

Shuma e çekut varet nga numri i pjesëtarëve të familjeve, në të cilat ka të paktën tre fëmijë të mitur, dhe rivlerësohet çdo vit në bazë të kostos së jetesës. Këtë vit është, maksimumi, 141,02 euro në muaj për 13 këste. Kërkesa paraqitet në Komunën e rezidencës.

Majin e shkuar, Gjykata e Milanos, në përgjigje të ankimimit të shoqatave ASGI dhe Avvocati per niente (APN), ka hedhur poshtë si diskriminues qëndrimin e INPS-it që ua njihte të drejtën e kontributit imigrantëve vetëm për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2013.

Gjykatësi ka urdhëruar Komunat dhe INPS-in (që jep shumën e çekut) të pranojnë edhe kërkesat për gjashtë muajt e parë të vitit 2013.  Në fillim të gushtit INPS ka nxjerrë një qarkore në të cilën shpjegon se “do të paguajë të gjitha kërkesat e çeqeve të përcjella nga Komunat, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me gjashtëmujorin e parë 2013”.

EP

 

Tronditja e Sarandës përtej pedofilisë

Civita di Bagnoregio, la città che muore