in

CIE. Penalistët këmbëngulin: “Më keq se burgjet, duhen mbyllur”

Scuto, kryetar i Dhomës Penale të Milanos: “Persona të privuar nga liria vetëm sepse nuk janë të identifikueshëm. Politika deshi të tregojë muskujt, tani duhet të trajtojë problemin me inteligjencë”

Romë, 4 prill 2013 – “Qendrat e Identifikimit dhe të Dëbimit nk mund të reformohen, duhen mbyllur. Politika duhet të gjejë një mënyrë të re për t’i bërë ballë problemit të imigracionit klandestin. Këto janë struktura me të cilat politika është përpjekur t’i bëjë ballë ideologjikisht një problemi social duke treguar muskujt”.

Avokati Salvatore Scuto, kryetar i Dhmës Penale të Milanos, mëngjesin e 3 prillit ka ka vizituar CIE-n e rrugës Corelli bashkë me një delegacion të Unionit të Dhomave Penale Italiane. “Edhe pse është një strukturë e administruar nga Kryqi i Kuq – thotë për Stranieriinitalia.it – realisht është një burg i mirëfilltë për persona që nuk kanë bërë asgjë. Mbahen aty vetëm pse nuk janë të identifikueshëm. Paradoksi është që shumë prej tyre kanë qenë në burg, e aty identifikimi duhej t’u ishte bërë”.

Sipas penalistit, në shumë aspekte, CIE-t “janë më keq se burgjet. Për shembull, atyre që mbahen në CIE u sigurohet asistencë shëndetësore vetëm për kurat urgjente, por nuk kanë të drejtë për ndërhyrje të tjera të shërbimit shëndetësor kombëtar. Po të sëmuren, çohen në repartin e Ndihmës së Shpejtë për kurat e para, por nëse pas pak kohësh kanë nevojë për një kontroll, u duhet të bëjnë një rezonancë magnetike, është problem”.

Sidoqoftë normat europiane i parashikojnë këto qendra, madje edhe qëndrimin në to deri në 18 muaj. “E vërtetë, por vetëm si rrugëzgjidhje ekstreme. Para se të arrihet në këtë pikë – shpjegon Scuto – duhet të jenë aplikuar zgjidhje të tjera. Veç të tjerash, administrimi i këtyre qendrave është kompleks dhe me shumë shpenzime. Angazhohen shumë risurse, por diferenca mes të mirave dhe kostove është padyshim negative”.

Penalistët italianë kanë vizituar më parë edhe CIE të tjera, ky nuk është denoncimi i parë. “Duam të ndezim një far. CIE-t janë fryt i një ideologjie që ka bashkuar qendrën e majtë, që i ka krijuar në vitin 1998, dhe qendrën e djathtë, që ka zgjatur në maksimum mbylljen e emigrantëve në to” nënvizon Kryetari i Dhomës Penale të Milanos. “Ne kërkojmë – përfundon ai – që problemi të trajtohet në mënyrë inteligjente, pa arritur në një kufizim kaq të rëndë të lirisë”.

Elvio Pasca

Lëvizja 5 yjet e Vladimir Kosturit mbërrin në Tiranë

PD ruan shumicën në Kuvend edhe pas ikjes së LSI-së