in

Çmimi 800 € për lindjet, rreth 28 mijë kërkesa në 36 orë

Nga mëngjesi i 4 majit kur nisi aplikimi, INPS-it i mbërrijnë 27.692 kërkesa, përmes portalit, patronateve dhe Contact Center

Romë, 5 maj 2017 – Kur premtohet një shumë e re shtesë në të ardhurat familjare, mezi pritet që ajo të futet në xhep, veçanërisht në periudha të veçanta siç është ajo kur familja rritet me një pjesëtar të ri. Këtë thotë praktikisht edhe INPS me një statistikë që ofron sot, një ditë pas nisjes së paraqitjes online të kërkesave për të përfituar bonusin për lindjet apo birësimet. Është fjala për 800 eurot për çdo fëmijë të lindur/birësuar në vitin 2017 që shteti u jep për nënave.

Me një komunikatë, INPS lajmëron se në 36 orët e para janë paraqitur 27.692 kërkesa, prej të cilave 18.764 portalin e Institutit të Sigurimeve Shoqërre, Inps, 8.023 përmes Patronateve dhe 905 përmes Contact Center.

Kujtojmë që Ligji i Bilancit 2017 që ka sjellë në fuqi këtë lloj ndihme, ka vënë mënjanë për të një shumë prej 392 milionë euro të buxhetit të shtetit, e mjaftueshme për të paguar 490 mijë bonuse. Pak a shumë shifra përputhet me numrin e lindjeve dhe të birësimeve të viteve të fundit (485.780 të lindur dhe rreth 3 mijë të birësuar, janë shifrat për vitin 2015). Dhe duke qenë se nga bonusi përjashtohen të gjitha nënat e huaja që nuk kanë kartë qëndrimi apo lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë, shuma e vënë në dispozicion për këtë vit duket mëse e mjaftueshme edhe sikur lindjet e birësimet të pësojnë rritje, ndryshe nga ç’vërehet nga ecuria e tyre e viteve të fundit. 

 

Mbërrin çeku 800 € për lindjet, por jo për të gjitha nënat

BE-ja rri e vështron ndërsa Ballkani zhytet në kaos