in

Çmimi Nobel për paqen, Bashkimit Europian

“Prej mëse tij se 60 vjetësh kontribuon për përparimin e paqes, të pajtimit, demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në Evropë”

Oslo, 12 tetor 2012 – Bashkimi Evropian mori sot çmimin Nobel për Paqen. Lajmin zyrtar e dha në Oslo presidenti i komitetit të çmimit Nobel, Thorbjoern Jagland, që nënvizoi se BE “kontribuon që prej më shumë se gjashtë dekadash për përparimin e paqes, të pajtimit, demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në Evropë”.

Mes të tjerash, Jagland ka kujtuar se “sot, një luftë mes Gjermanisë dhe Francës do të ishte e pamendueshme, çka demonstron se me besim reciprok armiqtë historikë mund të shndërrohen në partnerë. Rënia e Murit të Berlinit bëri të mundur anëtarësimin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore… ashtu si edhe pajtimi në Ballkan dhe anëtarësimi i mundshëm i Turqisë, që përfaqësojnë një hap përpara demokracisë”.

Mes reagimeve të para ai i presidentit të Parlmentit Europian, Martin Schulz, që tha se ndihej “i nderuar dhe i prekur” nga një vlerësim i tillë. Menjëherë më pas, presidenti i Komisionit BE José Manuel Barroso komentoi: “Është një nder i madh për të gjithë Bashkimin Europian e për të gjithë 500 milionë qytetarët e tij”.
 

Ditët e fundit të sanatores. Deri tani 100 mijë kërkesa të paraqitura

Pasaportat biometrike shqiptare të emigrantëve në Greqi