in

Ditët e fundit të sanatores. Deri tani 100 mijë kërkesa të paraqitura

Sanatores po i vjen fundi e deri tani kërkesat për legalizim punënjësish të huaj janë shumë të ulëta. Kërkesat për shqiptarë, pak më shumë se 2.300

Romë, 12 tetor 2012 – Mbyllet në orën 24.00 të të hënës (15 tetor) dritarja që u është hapur punëdhënësve për të legalizuar marrëdhëniet e punës me të huaj të cilët, në fund të të gjithë procedimentit, do të mund të fusin në xhep lejen e qëndrimit për motive pune.

Për arsye të ndryshme por kryesisht për kostot e larta të legalizimit dhe për paqartësitë – deri pak ditë më parë – mbi dëshmitë e pranisë në Itali prej 31 dhjetorit të vitit të shkuar, kërkesat e paraqitura kanë qenë shumë më pak se ato që parashikoheshin: disa qindra mijëra sipas shoqatave e sindikatave të huajt e punësuar por pa dokumente qëndrimi, rreth 150 mijë sipas qeverisë.

Por edhe parashikimet e qeverisë duken optimiste. Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme, deri dje në orën 18.00 janë paraqitur on line 93.181 kërkesa, nga të cilat vetëm11.496 për punonjës, pjesa dërrmuese për bashkëpunëtorë familjare. Ky fakt flet më së miri për dy aspekte të sanatores. Nga njëra anë për kostot e papërballueshme që kjo sanatore ka për ndërmarrjet që gjejnë kështu si rrugëdalje punësimin e personave pranë familjes sa për të marrëlejen e qëndrimit. Së dyti, duke qenë legalizimi i bashkëpunëtorëve shtëpiakë më i thjeshti e më pak i kushtueshmi, përdoret nga të huajt e miqtë e tyre për të legalizuar të njohur, duke deklaruar e legalizuar një marrëdhënie pune shtëpiake që në të vërtetë nuk ekziston.

Lidhur me shifrat e sanatores, duhet thënë se siç parashikohej, këto ditët e fundit ajo ka marrë një hov të ri: nëse mesatarja e kërkesave të paraqitura deri javën e shkuar ishte 3 mijë në ditë, nga e enjtja e shkuar, kur u dhanë sqarime të rëndësishme mbi dëshmitë e pranisë në Itali, dhe veçanërisht gjatë ditëve të kësaj jave, ajo është dyfishuar, për të arritur në mbi 7 mijë dy ditët e fundit.

Rriten edhe kërkesat e paraqitura për shtetas shqiptarë që deri në orën 18 të datës 11 tetor arrijnë në 2.307, nga të cilat 597 për punë të varur.

Të gjitha tabelat e ministrisë së Brendshme të përditësuara në orën 18.00 të 11 tetorit 2012

“100 Nëntorë” – F.A.R.E. (in) festa per il 100º anniversario dell’Indipendenza Albanese

Çmimi Nobel për paqen, Bashkimit Europian