in

Çmimi për lindjet, Inca e hedh në gjyq: “U takon të gjitha nënave”

Patronati i drejtohet gjykatës administrative kundër kriterit të kartës së qëndrimit të shtuar nga INPS-i për nënat e huaja. “Përmbys ligjin, diskriminim i papranueshëm”

Romë, 3 mars 2017 – Çmimi për lindjet prej 800 eurosh arriti në kohë rekord në gjykatë, akoma përpara se të shkojë në xhepat e nënave të reja.

Patronati INCA ka udhëzuar avokatët e tij të paraqesë ankim në gjykatën administrative (TAR). Duan t’i kundërvihen qarkores së INPS-itpërjashton nga kontributi nënat e huaja që nuk kanë në xhep lejeqëndrimin BE për qëndrues afatgjatë, të ashtuquajturën kartë qëndrimi.

“Normativa që përmban ligji i Bilancit 2017 – kujton INCA në një komunikatë – është shumë e qartë: nga 1 janari 2017, nënave që në muajin e shtatë të shtatzënisë paraqesin kërkesë në INPS, u jepet një çek lindjeje, vetëm një herë, prej 800 eurosh. Pikë. Nuk ka tjetër gjë”.

“Sërish – shton patronati i sindikatës CGIL – jemi përpara një goditjeje nga anë e institutit të sigurimeve shoqërore që i zënë nga një furi megalomanie, arrin deri aty sa të përmbysë një normativë duke vënë kufizime të tilla që e transformojnë në një  garë me pengesa për ata që nuk janë shtetas italianë”.

“INPS, në qarkoren zbatuese që, mbi të gjitha, duhet të kishte korrigjuar mungesën e procedurave për paraqitjen e kërkesës – vë në dukje INCA – nuk kënaqet me interpretimin shtrëngues, siç ka zakonin e keq, të ligjeve të shtetit, por arrin deri aty sa të shtrembërojë kuptimin dhe qëllimet me kufizime që nuk parashikoheshin fillimisht nga ligjvënësi”.

“Kësaj t’i shtohet që sentenca të shumta mbi Bonusin bebe, çekun social, Invaliditetin civil, Kompensimin për shoqëruesin e të tjera, deri më sot kanë konfirmuar vetëm një gjë: për ndihmën asistenciale nuk është e ligjshme të vihen kufizime mbi kohëzgjatjen e lejes së qëndrimit”.

“Për Institutin, që jeton në një botë paralele ‘aparteidi të drejtash’ – denoncon INCA – kush ka një kombësi të ndryshme nga ajo italiane duhet të penalizohet gjithnjë, duke ua vështirësuar rregullisht procedurat për përfitimin e shërbimeve apo ndihmave asistenciale, deri në përmbysje të ligjeve të Shtetit në të cilin besojmë se jetojmë”.

“Një qëndrim diskriminues i papranueshëm – përfundon deklarata – që duam të kundërshtojmë në çdo mënyrë, duke iu drejtuar edhe një herë drejtësisë, për të rivendosur në vend një parim barazie dhe universalizmi të të drejtave”.

 

 

 

Mbërrin dekreti i flukseve 2017. 30.850 hyrje dhe konvertime

Shtetësi italiane edhe bijve të imigrantëve të parregullt